Prill 06, 2024 12:24 Europe/Tirane
  • Iravani: Këshilli i Sigurimit të dënojë sulmin terrorist të grupit

Pas sulmit terrorist të të ashtuquajturit "Xhejshul-Adl" (në të vërtetë: Xhejshul-Zulm) në Sistan-Baluçistan, ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke dënuar këtë akt të urryer dhe brutal terrorist, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të dënojë ashpër këto akte të neveritshme dhe të marrë masat e duhura në përputhje me angazhimet e tij në luftën kundër terrorizmit.

Amir Said Iravani deklaroi: "Grupi terrorist Xhejshul-Adl, i cili mbështetet nga të huajt, kreu një sërë sulmesh të koordinuara terroriste në orët e vona të së mërkurës, 3 prill 2024, në qytetet Çabahar dhe Rask që ndodhen në provincën Sistan-Baluçistan. Duke sulmuar paqen dhe stabilitetin, ata shënjestruan pesë vende të rëndësishme publike, baza ushtarake dhe qendra kontrolli të sigurisë dhe morën peng një numër të madh civilësh".

Iravani theksoi: "Por pavarësisht nga motivi i tyre i keq, reagimi i shpejtë dhe i guximshëm i forcave të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit të Iranit e pengoi përpjekjen e tyre për të marrë kontrollin e qendrave ushtarake dhe të sigurisë në Çabahar dhe Rask. Gjatë operacionit antiterrorist të forcave të sigurisë së Republikës Islamike të Iranit, të gjithë pengjet u liruan me sukses".

Ai vuri në dukje se Irani, i cili ka vuajtur shumë nga pasojat katastrofike të terrorizmit, është i palëkundur në angazhimin e tij të patundur për të udhëhequr luftën kundër kësaj fatkeqësie shkatërruese.

Ne jemi të vendosur të mbrojmë popullin krenar dhe fisnik të Iranit dhe të ruajmë sigurinë e vendeve fqinje kundër rreziqeve të këtyre grupeve terroriste”, theksoi i dërguari i Iranit në OKB.

Në fund, Iravani i kërkoi presidentit të radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të qarkullojë korrespondencën midis shteteve anëtare sipas pikës 109 të rendit të ditës: “Masat për eliminimin e terrorizmit ndërkombëtar”.

 

Tags