Prill 13, 2024 12:16 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian kërkon më shumë përpjekje nga Italia për t'i dhënë fund krimeve të luftës të regjimit izraelit kundër palestinezëve

Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi domosdoshmërinë e përpjekjeve të Italisë për t'i dhënë fund krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve, veçanërisht në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ministri i Jashtëm iranian Hussein Amir Abdollahian në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani duke dënuar krimet e kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës, vuri në dukje rëndësinë e sigurisë detare, përfshirë atë në Detin e Kuq dhe tha:  Ne presim që Italia të përpiqet që t'i japë fund gjenocidit dhe krimeve të luftës të regjimit izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor në mënyrë që në rajon të arrihet siguria gjithëpërfshirëse. Amir Abdollahian më tej theksoi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të zgjeruar sa më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kujtoi se Irani ka qenë gjithmonë pjesë pozitive e zhvillimeve rajonale dhe ka bartur shumë kosto për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.  Antonio Tajani, ministri i Jashtëm i Italisë, theksoi nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu shpresën për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ai gjithashtu kërkoi vetëpërmbajtje nga Republika Islamike e Iranit në përgjigje të sulmit të regjimit sionist ndaj seksionit të konsullatës ambasadës iraniane në Damask. Duke marrë parasysh rolin pozitiv të Iranit në uljen e tensioneve, Italia kërkon vazhdimin e rrugës në vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajon.

Tags