Kan'ani: Për ne nuk ka rëndësi ardhja dhe ikja e individëve dhe e qeverive në Amerikë
(last modified Mon, 22 Jul 2024 19:01:06 GMT )
Korrik 22, 2024 21:01 Europe/Tirane
  • Kan'ani: Për ne nuk ka rëndësi ardhja dhe ikja e individëve dhe e qeverive në Amerikë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i konsideroi ndryshimet e qeverive në Amerikë si të parëndësishme dhe pa asnjë ndikim në politikën e jashtme të Iranit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Naser Kan'ani, mëngjesin e sotëm (e hënë), duke iu referuar tërheqjes së presidentit amerikan Joe Biden nga vazhdimi i pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale në SHBA, tha: "Ardhja dhe ikja e individëve dhe e qeverive në Amerikë nuk është e rëndësishme në vetvete. Ajo që është e rëndësishme është se fakti ata kanë pasur një politikë armiqësore kundër Iranit për dekada dhe ajo që mund të ndryshojë atmosferën e marrëdhënieve është ndryshimi i politikës dhe qasjes së Amerikës ndaj Iranit."

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shtoi: "Ajo që është e rëndësishme për Iranin është kthimi i përgjegjshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në marrëveshjen bërthamore (JCPOA). Pala që ka respektuar të gjitha detyrimet e saj është Irani dhe palët e tjera duhet t'u kthehen përmbushjes së detyrimeve të tyre."

Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) ishte rezultat i negociatave intensive shumëvjeçare, që më në fund u përmbyll më 14 korrik 2015 midis Republikës Islamike të Iranit dhe Grupit 5+1 (Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe pjesëmarrja e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë) dhe u miratua një javë më vonë me miratimin e Rezolutës 2231 në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Që në ditët e para të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, qeveria amerikane filloi sabotimet e saj dhe më 8 maj 2018, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke shkelur zotimet e Uashingtonit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, tërhoqi në mënyrë të njëanshme vendin e tij nga kjo marrëveshje ndërkombëtare dhe shpalli kthimin e sanksioneve të paligjshme ndaj Iranit.

Gjithashtu, Kan'ani shtoi: "Është për të ardhur keq që regjimi sionist vazhdon krimet e tij në Gaza dhe në Bregun Perëndimor nën hijen e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa qeverive perëndimore. Ky regjim është burimi i destabilitetit dhe pasigurisë në rajon dhe ajo që po shohim në rajon në 10 muajt e fundit është rezultat i sulmeve të paligjshme të regjimit sionist."

 

Tags