Kanani: "Pretendimet kundër Iranit për transferimin e armëve synojnë të maskojnë bashkëpunimin në gjenocidin e Gazës"
(last modified 2024-09-10T18:52:49+00:00 )
Shtator 10, 2024 20:52 Europe/Tirane
  • Kanani:

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani tha se akuzat perëndimore se Irani ka transferuar armë në vende të tjera janë propagandë mashtruese që synon të mbulojë mbështetjen ushtarake perëndimore për gjenocidin izraelit në Gaza.

"Këto dezinformata nuk duhet të largojnë vëmendjen e botës nga përgjegjësia e tyre për të punuar drejt ndalimit të krimeve të luftës dhe vrasjeve masive të regjimit izraelit dhe për t'i mbajtur përgjegjës mbështetësit e tij," tha Kanani të martën në një mesazh në platformën X.

SHBA dhe disa vende perëndimore kanë akuzuar Iranin për dërgimin e raketave balistike në Rusi për t'u përdorur në luftën në Ukrainë.

Kanani pohoi se akuza të tilla kanë për qëllim vetëm të largojnë vëmendjen e publikut nga bashkëfajësia e perëndimorëve në krimet e luftës në Rripin e Gazës, ku më shumë se 41,000 palestinezë janë vrarë, rreth 70% e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se disa vende evropiane, të cilat pretendojnë se janë mbrojtës të të drejtave të njeriut, kanë kontribuar në gjenocidin dhe krimet e luftës në Gaza duke furnizuar me armë vdekjeprurëse regjimin izraelit gjatë njëmbëdhjetë muajve të fundit.

 

Tags