Mesazhi falënderues i Liderit Suprem të Revolucionit për mikpritjen e kombit dhe qeverisë irakiane në Arbainin e Imam Hoseinit
(last modified 2024-09-11T18:54:58+00:00 )
Shtator 11, 2024 20:54 Europe/Tirane
  • Mesazhi falënderues i Liderit Suprem të Revolucionit për mikpritjen e kombit dhe qeverisë irakiane në Arbainin e Imam Hoseinit

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian gjatë vizitës së tij në Bagdad i ka dorëzuar kryeministrit irakian Mohammed Shia’ Al Sudani mesazhin e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei.

Ajetollah Khamenei shprehu mirënjohjen e tij për kombin dhe qeverinë irakiane për përpjekjet e palëkundura dhe të vazhdueshme në pritjen e pelegrinëve gjatë ritualeve të Arbainit huseinian.

Lideri Suprem vlerësoi popullin dhe qeverinë irakiane për mikpritjen e tyre unike dhe të pashembullt ndaj vizitorëve të Imam Huseinit (a.s.) gjatë ceremonive të Arbainit të këtij viti.

Ai theksoi rëndësinë e sigurimit të shëndetit të dhjetëra miliona pelegrinëve në botën e sotme të pasigurt dhe falënderoi në veçanti zyrtarët e qeverisë irakiane dhe dijetarët fetarë për rolin e tyre në garantimin e sigurisë dhe qetësisë së të gjithë pelegrinëve.

Ajetollah Khamenei gjithashtu përgëzoi kombin irakian për demonstrimin e dinjitetit islamik përmes sjelljes dhe veprimeve të tyre shembullore në pritjen e pelegrinëve të Arbainit.

Në mesazhin e tij Lideri Suprem i Revolucionit Islamik theksoi: " Kjo dashuri për Hosein bin Ali është diçka e jashtëzakonshme; Nuk kemi parë asgjë të tillë askund, në asnjë kohë. Shpresojmë që Zoti i Madhërishëm ta shtojë dita-ditës këtë dashuri në zemrat tuaja dhe në zemrat tona".

 

Tags