Presidenti i Republikës së Iranit: Uniteti dhe kohezioni ishin fokusi kryesor i udhëtimit në Irak
(last modified Sat, 14 Sep 2024 08:35:43 GMT )
Shtator 14, 2024 10:35 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës së Iranit: Uniteti dhe kohezioni ishin fokusi kryesor i udhëtimit në Irak

Presidenti i Iranit unitetin dhe kohezionin e konsideroi si fokusin kryesor të udhëtimit të tij në Irak.

Sipas IRNA, presidenti iranian Massoud Pezeshkian, pas kthimit nga udhëtimi i tij në Irak, theksoi ndjekjen e objektivave të këtij udhëtimi bazuar në unitetin dhe kohezionin e dy vendeve, duke shtuar se ka zhvilluar bisedime me autoritetet politike, ekonomike, të marrëdhënieve kulturore dhe të sigurisë. Në takimin e nivelit të lartë të Irakut u nënshkruan 14 memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin mes dy vendeve. Të mërkurën (11 shtator), Presidenti iranian Masoud Pezeshkian mbërriti në Bagdad, kryeqyteti i Irakut, në krye të një delegacioni të rangut të lartë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Në takime të veçanta, ai pati bisedime me presidentin, kryeministrin, kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor, krerët e kuadrit koordinues të forcave politike shiite irakiane dhe nënkryetarin e parë të parlamentit irakian. Pezeshkian bisedoi me iranianët që jetojnë në Bagdad, biznesmenë dhe aktivistë ekonomikë iranianë në Irak.  Ai gjithashtu vizitoi Kazemeinin, Naxhafin dhe Qerbelanë dhe oborrin e Imam Musa bin Xhaferit, Imam Xhevadit, Amir al-Mominin Ali Ibn Ebi Talibit, Imam Huseinit dhe Hazret Abulfazl al-Abbas (paqja qoftë mbi ta). Në ditën e dytë të udhëtimit, presidenti shkoi në Erbil dhe Sulejmanije ku u takua dhe bisedoi me zyrtarë të Rajonit të Kurdistanit të Irakut. Kjo ishte vizita e parë e një presidenti iranian në rajonin e Kurdistanit. “Masoud Pezeshkian” udhëtoi gjithashtu në Basra si presidenti i parë i Iranit që viziton këtë qytet dhe u takua dhe bisedoi me shtresa të ndryshme njerëzish, duke përfshirë krerët e fiseve dhe fisnikëve, akademikë dhe elita, organizata joqeveritare dhe njerëz të arsimuar të Basrës. Gjatë këtij udhëtimi treditor, Massoud Pezeshkian vizitoi 6 qytete në Irak.

Tags