Ajetullah Khamenei në takim me dijetarët fetarë sunitë të Iranit: Mbrojtja e identitetit të Umetit Islam, çështje e domosdoshme
(last modified Mon, 16 Sep 2024 18:11:08 GMT )
Shtator 16, 2024 20:11 Europe/Tirane
  • Ajetullah Khamenei në takim me dijetarët fetarë sunitë të Iranit: Mbrojtja e identitetit të Umetit Islam, çështje e domosdoshme
    Ajetullah Khamenei në takim me dijetarët fetarë sunitë të Iranit: Mbrojtja e identitetit të Umetit Islam, çështje e domosdoshme

ParsToday- Ajetullah Khamenei, në një takim me dijetarët dhe imamët e namazit të së premtes dhe drejtorëve të shkollave fetare sunite në të gjithë Iranin, e quajti të domosdoshme mbrojtjen e identitetit të çmuar të Umetit Islamik dhe theksoi rëndësinë e unitetit islam përball përpjekjeve të atyre që dëshirojnë ta dëmtojnë këtë umet, ndërsa tha: "Çështja e Umetit Islam nuk duhet harruar në asnjë mënyrë".

Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në një takim i cili u mbajt me rastin e fillimit të Javës së Unitetit dhe përvjetorit të lindjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s., deklaroi: "Çështja e identitetit të Umetit Islamik, është një çështje themelore dhe më e lartë se çështja e kombësisë, prandaj kufijtë gjeografik nuk ndryshojnë të vërtetën dhe identitetin e Umetit Islamik".

Sipas Parstoday, Ajetullah Khamenei duke vënë në dukje përpjekjet armiqësore për t'i bërë myslimanët të jenë indiferentë ndaj identitetit islamik të tyre, shtoi: "Kjo është në kundërshtim me mësimet islame që një mysliman të mos jetë i vetëdijshëm për vuajtjet e një myslimani tjetër në Gaza apo gjetkë në botë”.

Ajetullah Khamenei u bëri thirrje dijetarëve të myslimanëve sunitë për t'u mbështetur në identitetin islamik dhe për të forcuar Umetin Islamik, ndërsa duke vënë në dukje projektimet dhe veprimtaritë e gjata të dashakeqësve për të shtuar dallimet dhe mosmarrëveshjet mes shkollave islame në botën islame, sidomos në Iran, deklaroi:

"Ata duke përdorur mjetet ideologjike, propagandistike dhe ekonomike, synojnë të krijojnë ndarje sa më të mëdha mes myslimanëve shiitë dhe sunitë në vendin tonë dhe në çdo vend tjetër islam, ndërkohë që me anë të veprimeve të tilla si detyrimi i disa individëve nga të dy anët për të ofenduar dhe shpifur ndaj njëri-tjetrit, vazhdojnë armiqësinë dhe zmadhimin e dallimeve dhe mosmarrëveshjeve".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vlerësoi se ilaçi dhe rruga për t'u përballur me këto komplote është theksimi i unitetit mes myslimanëve dhe theksoi: "'Çështja e unitetit nuk është një taktikë, por një parim kur'anor".

Ajetullah Khamenei duke shprehur keqardhje për disa veprime të bëra me vetëdije ose pavetëdije për të njollosur unitetin mes myslimanëve shiitë dhe sunitë, deklaroi:

"Sigurisht që pavarësisht këtij volumi shumë të madh të komploteve të ndryshme, komuniteti i myslimanëve sunitë në vendin tonë në mënyrë serioze është përballur dhe ka kundërshtuar këto motive armiqësore dhe dëshmi për këtë është rënia e 15 mijë dëshmorëve të myslimanëve sunitë gjatë Mbrojtjes së Lavdishme dhe gjatë periudhave të tjera si dhe martirizimi i një numri të konsiderueshëm të dijetarëve fetarë sunitë në rrugën e të vërtetës dhe Revolucionit".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim vlerësoi se arritja e qëllimit të rëndësishëm për ngritjen e dinjitetit të Umetit Islam nuk mund të realizohet ndryshe, përveç nëpërmjet unitetit dhe bashkimit, ndërsa tha:

"Sot, një prej obligimeve të prera është mbështetja ndaj myslimanëve të shtypur në Rripin e Gazës dhe në Palestinë dhe nëse një individ nuk e kryen këtë detyrë të madhe, me patjetër se do të mbajë përgjegjësi pranë Zotit të madhëruar".

Në këtë takim Molavi Abdurrahman Çabahari, një prej dijetarëve të shquar të myslimanëve sunitë në provincën Sistan-Baluçistan dhe imam i namazit të së premtes në Çaharbahar, Molavi Abdurrahim Khatibi, dijetar sunitë në Hormuzegan dhe imam i namazit të së premtes në ishullin Gheshm, dhe Mamusta Abdusalam Imami, një prej dijetarëve të myslimanëve sunitë në provincën Azerbajxhani Lindor dhe imam i namazit të së premtes në Mahabad, duke vlerësuar qëndrimet dhe qasjet pro unitetit të Republikës Islamike të Iranit dhe të liderit suprem të Revolucionit Islamik, si dhe mbështetjet e tij ndaj komunitetit të myslimanëve sunitë, kanë theksuar forcimin e fushave dhe rrethanave drejt unitetit sa më të gjerë dhe përdorimin e potencialeve vendore sidomos në rajonet me shumicë të myslimanëve sunitë për vazhdimin e rrugës së progresit dhe zhvillimit të Iranit. Ata gjithashtu theksuan se çështja e përballjes me lëvizjet ekstremiste dhe takfiriste është një nevojë e domosdoshme.

 

Tags