Kamalvandi: Palët e tjera kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre në JCPOA
(last modified Thu, 19 Sep 2024 06:56:25 GMT )
Shtator 19, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: Palët e tjera kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre në JCPOA

Zëdhënësi dhe zëvendësi i Çështjeve Ndërkombëtare, Çështjeve Ligjore dhe Asamblesë së Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha se ekziston një grumbull premtimesh dhe mospërmbushje të zotimeve nga palët e tjera të marrëveshjes JCPOA.

Sipas IRNA, Behrouz Kamalvandi, Zëvendës i Çështjeve Ndërkombëtare, Çështjeve Ligjore dhe Asamblesë së Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë në margjinat e takimit të 68-të vjetor të Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, shtoi se trillimet mediatike që vijnë nga një burim specifik janë kundër zhvillimit paqësor bërthamor të Iranit, mirëpo ato nuk duhet të shtrembërojnë të vërtetën. Kreu i Çështjeve Ndërkombëtare, Çështjeve Juridike dhe Asamblesë së Organizatës të Energjisë Atomike të Iranit deklaroi se nga një vend mik si Italia pritet të përmendë pozicionet e Iranit në grupin e vendeve evropiane. Duke iu referuar fjalimit të kreut të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit në sesionin e 68-të vjetor të Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, Kamalvandi shtoi se inspektimet periodike nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike vazhdon punën e tyre në Iran dhe kjo tregon transparencën e programit bërthamor të Iranit. Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane gjithashtu tha se marrëdhëniet mes Iranit dhe Italisë janë historike dhe politika e Italisë ka qenë gjithmonë e bazuar në paqen dhe sigurinë dhe uljen e tensioneve. Takimi i 68-të vjetor i Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbahet nga 16 deri më 20 shtator 2024 në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.

Tags