Demonstrata anti-izraelite në Teheran
Shtator 28, 2024 20:46 Europe/Tirane
Mijëra protestues u mblodhën në Teheran për të dënuar sulmet terroriste të regjimit sionist në periferi të Bejrutit.
Gjatë një mitingu të mbajtur në sheshin e Palestinës në Teheran, demonstruesit dënuan aktet barbare dhe terroriste të regjimit sionist dhe shprehën solidaritetin me popullin libanez dhe me boshtin e Rezistencës.
Demonstruesit, duke valëvitur flamujt e Republikës Islamike të Iranit, Hezbollahut dhe Palestinës, kërkuan hakmarrje për krimet e kryera nga regjimi sionist në Liban.
Protestuesit brohoritën “Vdekje Izraelit” dhe “Vdekje Amerikës”.