Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit thekson veprimin urgjent të federatave ndërkombëtare kundër regjimit sionist
(last modified Fri, 11 Oct 2024 06:57:30 GMT )
Tetor 11, 2024 08:57 Europe/Tirane
  • Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit thekson veprimin urgjent të federatave ndërkombëtare kundër regjimit sionist

Pas sulmit të regjimit sionist në spitalin fushor të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit në kufirin mes Libanit dhe Sirisë, kreu i kësaj shoqërie ka dërguar një letër dhe ka kërkuar veprimin e Federatave Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, Shoqatave të Gjysmëhënës dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq kundër këtij krimi.

Herët në mëngjes, regjimi sionist ka sulmuar me raketa Spitalin Fushor të Gjysmëhënës së Kuqe iraniane që ndodhet në kufirin mes Libanit dhe Sirisë.

Në lidhje me këtë dhe sipas IRNA, Pir Hossein Kolivand, kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, e dënoi këtë sulm në një letër drejtuar krerëve të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, duke dënuar sulmin e regjimit sionist ndaj spitalit të Gjysmëhënës së Kuqe iraniane me 56 shtretër në kufirin mes Sirisë dhe Libanit dhe kërkoi ankesë ndaj këtij regjimi pushtues.

Në letrën e tij drejtuar Keith Forbes, Presidentes së Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, dhe Mirjana Spoliaric Iger, Presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Kolivand shkruan: “Për shkak të sulmit të regjimit pushtues të Al-Quds-it, spitali i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane me 56 shtretër së bashku me magazinat medikamenteve të tij në datë 9 tetor 2024, u dogj plotësisht dhe bëri të pamundur ofrimin e shërbimeve tona humanitare. ”

Kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane shtoi: Është e qartë se sipas parimeve dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare humanitare të përfshira në katër Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe rregullave zakonore ndërkombëtare humanitare, çdo sulm ndaj vendeve dhe qendrave civile, veçanërisht qendrave mjekësore dhe spitaleve, është absolutisht i ndaluar.

Kollivand sqaroi: “Prandaj, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Republikës Islamike të Iranit dënon ashpër shënjestrimin e spitalit fushor dhe magazinës së barnave të vendosura në zonën kufitare mes Sirisë dhe Libanit dhe kërkon nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që të të dënojë sulmin brutal të regjimit, të reagojë dhe të marrë masat e menjëhershme dhe të nevojshme, duke përfshirë edhe pasqyrimin e tij në Kombet e Bashkuara. ”

Deri më tani nuk është bërë i ditur numri i saktë i dëshmorëve apo të plagosurve në këtë sulm terrorist.

Tags