Irani: Pretendimi për dijeninë e Teheranit për "Stuhinë Al-Aksa" është i pabazë
(last modified 2024-10-13T08:48:09+00:00 )
Tetor 13, 2024 10:48 Europe/Tirane
  • Irani: Pretendimi për dijeninë e Teheranit për

Përfaqësia e Republikës Islamike të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë pretendimet dhe trillimet për të lidhur me Iranin Operacionin e 7 Tetorit 2023 (Stuhia Al-Aksa), të kryer nga grupet e Rezistencës palestineze të udhëhequra nga Hamasi, dhe i konsideroi ato të pabaza.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), përfaqësia e Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në përgjigje të pretendimeve të mediave amerikane "New York Times" dhe "Wall Street Journal" në lidhje me aksesin e regjimit sionist në disa dokumente që flasin gjoja për dijeninë e Iranit për Operacionin e 7 Tetorit, deklaroi:

"Në një situatë kur zyrtarët e Hamasit me bazë në Doha kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni të këtij operacioni dhe se projektimi, vendimi dhe menaxhimi i operacionit në fjalë ishte vetëm përgjegjësi e degës ushtarake të Hamasit me qendër në Gaza, çdo lloj pretendimi që e lidh këtë operacion pjesërisht apo plotësisht me Iranin apo me  Hezbollahun, i mungon besueshmëria dhe konsiderohet trillim.

Operacioni 'Stuhia Al-Aksa', ndodhi pas vitesh të krimeve të vazhdueshme të regjimit izraelit kundër popullit të shtypur palestinez. Për t'u kundërpërgjigjur për dështimin dhe disfatën e tij në këtë operacion, regjimi izraelit jo vetëm që vazhdon të bombardojë Gazën dhe refuzon të pranojë çdo armëpushim, por gjithashtu kërkon të zgjerojë dhe intensifikojë tensionin në rajonin e Azisë Perëndimore (Lindjen e Mesme)."

 

Tags