Irani kërkon gjykimin e zyrtarëve izraelitë në Tribunalin e Nurembergut
(last modified Tue, 15 Oct 2024 09:30:59 GMT )
Tetor 15, 2024 11:30 Europe/Tirane
  • Irani kërkon gjykimin e zyrtarëve izraelitë në Tribunalin e Nurembergut

Delegacioni parlamentar iranian në mbledhjen e Unionit Ndërparlamentar (IPU) kërkoi përjashtimin e regjimit izraelit nga ky takim dhe gjykimin e liderëve të këtij regjimi në Tribunalin e Nurembergut.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Manochehr Mottaki, kreu i Këshillit Ekzekutiv Ndërparlamentar të Parlamentit të Iranit, theksoi domosdoshmërinë e  përjashtimit të regjimit izraelit nga takimi ndërkombëtar ndërparlamentar, duke thënë se krerët e këtij regjimi, komandantët ushtarakë dhe pilotët izraelitë që vrasin fëmijë duhet të gjykohen dhe të dënohen në Gjyqin e Nurembergut

Delegacioni parlamentar iranian u largua nga salla e mbledhjeve të hënën (më 14 tetor) gjatë fjalimit të përfaqësuesit të regjimit sionist në takimin ndërparlamentar të vendeve të botës në Gjenevë.

Gjithashtu, në shenjë proteste nga kjo sallë u larguan edhe delegacionet e Algjerisë, Jordanisë, Tunizisë dhe Turqisë, si dhe të Parlamentit Arab.

Gjyqet e Nurembergut janë një seri gjyqesh ushtarake të mbajtura pas Luftës së Dytë Botërore për të trajtuar krimet e luftës.

Sesioni i 149-të Ndërparlamentar (IPU) filloi punimet në Gjenevë të Zvicrës, me praninë e kryetarit të Parlamentit të Iranit, Mohammad Baker Ghalibaf dhe krerëve të tjerë të parlamenteve të vendeve të botës dhe do të vazhdojë deri të enjten, më 17 tetor.

 

Tags