Irani thërret ambasadorin e Hungarisë për sanksionet e reja të BE-së
Ministria e Jashtme iraniane ka thirrur ambasadorin e Hungarisë në Teheran për të përcjellë protestën e fortë të Republikës Islamike ndaj sanksioneve të reja të vendosura nga Bashkimi Evropian kundër disa individëve dhe subjekteve iraniane.
Giola Peto u thirr të martën nga zëvendësministri i Jashtëm iranian për Çështjet Politike pasi Hungaria mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Të hënën, BE miratoi sanksione të reja kundër shtatë individëve dhe shtatë subjekteve iraniane, duke përfshirë kompaninë ajrore Iran Air, me pretekstin e transferimit të supozuar të raketave balistike në Rusi për përdorim në luftën në Ukrainë.
Zyrtari iranian denoncoi si "të papranueshme" përdorimin e metodave të paligjshme dhe shtrënguese si sanksionet, duke theksuar se lëvizje të tilla nuk do të çojnë askund.
Ai tha se bashkëpunimi mbrojtës dhe ushtarak i Iranit me vendet e tjera është ligjor dhe synon mbrojtjen e interesave dhe sigurisë kombëtare të Iranit dhe se nuk është një çështje në të cilën palët e treta mund të ndërhyjnë.
Zyrtari iranian dënoi si shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar sanksionet kundër linjave ajrore iraniane të pasagjerëve, duke e përshkruar lëvizjen e fundit të BE-së si kontradiktore dhe në kundërshtim me pretendimet e vendeve evropiane.
Ai gjithashtu këshilloi BE-në të mos bjerë në grackën e qarqeve anti-iraniane, veçanërisht të regjimit sionist, dhe të mos sakrifikojë interesat e tij të kahershme dhe marrëdhëniet me Iranin për sabotuesit e marrëdhënieve Iran-Evropë”.