Kryetari i Këshillit të Hamasit takohet në Stamboll me Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit
(last modified 2024-10-20T09:21:06+00:00 )
Tetor 20, 2024 11:21 Europe/Tirane
  • Kryetari i Këshillit të Hamasit takohet në Stamboll me Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit dhe kreu i Këshillit të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) u takuan dhe diskutuan rreth zhvillimeve në rajon dhe luftës në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë iranaine të lajmeve IRNA, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi u takua të shtunën në Stamboll me kreun e Këshillit të Lëvizjes Islamike Palestineze (Hamas), Muhamed Ismail Darwish për të diskutuar rreth situatës në Rripin e Gazës dhe për mundësinë e vendosjes së një armëpushimi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit shtoi se pas martirizimit të kreut të Zyrës Politike të Hamasit, Jahja Sinwar, dhe shumë martirizimeve në Rripin e Gazës, Hamasi është ende gjallë dhe në këmbë, dhe ky është një fakt në Palestinë që askush nuk mundet ta injorojë.

Duke iu referuar vazhdimit të krimeve të regjimit sionist në Gaza e në Liban dhe zgjerimit të shtrirjes së sulmeve të regjimit sionist ndaj trojeve të tjera islame, Araghchi e cilësoi këtë situatë si rezultat të mbështetjes së papërgjegjshme dhe të paligjshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve të tjera perëndimore për këtë regjim dhe i cilësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikë partnere në krimet e Izraelit.

Gjithashtu, në këtë takim, Mohammad Ismail Darwish vuri në dukje vullnetin e fortë të luftëtarëve palestinezë për të vazhduar luftën e tyre legjitime kundër regjimit okupator sionist dhe theksoi se edhe pse vrasja e liderëve dhe komandantëve të Rezistencës është një humbje e madhe për popullin palestinez dhe Lëvizjen e Rezistencës, pa dyshim, martirizimi i këtyre luftëtarëve nuk krijon asnjë çrregullsi në rrugën e xhihadit dhe të luftës deri në fitoren përfundimtare.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, i cili mbërriti të premten në Turqi në krye të një delegacioni diplomatik për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Mekanizmit të Bashkëpunimit Rajonal të Kaukazit të njohur si 3+3, është takuar dhe ka biseduar me zyrtarë të lartë të vendit.

Në vijim të udhëtimeve të tij rajonale me qëllim konsultimin me autoritetet e vendeve të ndryshme të rajonit lidhur me nevojën për të ndalur sulmet dhe krimet e regjimi sionist në Gaza dhe Liban, Araghchi ka udhëtuar që nga e mërkura për në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, dhe më pas në Kajro të Egjiptit dhe është takuar e konsultuar me zyrtarë të lartë të këtyre dy vendeve. Ai u kthye në Teheran këtë mëngjes.

 

Tags