Letra e Iranit drejtuar Këshillit të Sigurimit në lidhje me dijeninë e Bidenit për djallëzinë e Izraelit
(last modified Tue, 22 Oct 2024 09:43:22 GMT )
Tetor 22, 2024 11:43 Europe/Tirane
  • Letra e Iranit drejtuar Këshillit të Sigurimit në lidhje me dijeninë e Bidenit për djallëzinë e Izraelit

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden në lidhje me kohën e ligësisë së mundshme të regjimit izraelit kundër Teheranit, i konsideroi këto deklarata "jashtëzakonisht shqetësuese dhe provokuese”.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Amir Said Iravani, Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të hënën, sipas orës lokale, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, shkroi:

"Këto deklarata provokuese (të presidentit amerikan Biden) janë thellësisht shqetësuese, sepse ato tregojnë miratimin e heshtur dhe mbështetjen e hapur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për agresionin e paligjshëm ushtarak të regjimit izraelit kundër Iranit.

Deklarata të tilla bien ndesh me pretendimet e përsëritura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështesin uljen e përshkallëzimit në rajon.

Për më tepër, përfshirja e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet ofrimit të asistencës teknike dhe armatimeve të avancuara, përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, për regjimin izraelit, gjë që e inkurajon dhe ia shton guximin këtij regjimi për të kryer sulme agresive kundër Iranit, e bën qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës partnere në çdo agresion sionist kundër Iranit dhe në pasojat e tij; ashtu siç ka qenë gjithashtu bashkëpunëtore në krimet e vazhdueshme të luftës dhe në gjenocidin ndaj civilëve në Gaza dhe në Liban."

Gjithashtu, Iravani theksoi: "Republika Islamike e Iranit kërkon nga Këshilli i Sigurimit që të dënojë këtë provokim të pamatur dhe të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një anëtare e përhershme, të përmbushë detyrimet e saj sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Për më tepër, Këshilli i Sigurimit duhet t'i bëjë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përdorin ndikimin e tyre të konsiderueshëm për të detyruar regjimin izraelit t'u japë fund urgjentisht krimeve gjenocidale të luftës në Gaza dhe në Liban.

Këto krime jo vetëm që destabilizojnë rajonin, por gjithashtu përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare."

 

Tags