Aspektet e ndryshme të tragjedisë në Mina 
(last modified Mon, 05 Sep 2016 14:16:29 GMT )
Shtator 05, 2016 16:16 Europe/Tirane
  • Aspektet e ndryshme të tragjedisë në Mina 

Në këtë emision do të flasim mbi tragjedinë dhe katastrofën e fundit në Mina të Arabisë Saudite.

Ceremonia e Haxhit, sivjet përfundoi me dy ngjarje vdekjeprurëse. Ceremonia më e madhe islame, nga një ceremoni me karakteristikë unitetin dhe solidaritetin e botës islame, u kthye në një ceremoni zie. Dy javë më parë në ceremoninë e Haxhit në Masxhedul'Heram u rrëzua një vinç. Nga kjo ngjarje me dhjetëra persona humbën jetën dhe u lënduan. Dy javë pas ngjarjes në ceremoninë e Haxhit, në Mina ndodhi një katastrofë e madhe, e paimagjinueshme dhe e pabesueshme. Për shkak të grumbullit të njerëzve, mungesës së programeve të caktuara dhe mungesës së menaxhimit, më shumë se 4 mijë e 700 njerëz humbën jetën dhe u lënduan. Regjimi Al Saud pothuajse për 80 vite me radhë organizon ceremoninë e Haxhit. Al Saud veten e konsideron shërbyes të Shtëpisë së Zotit. Çdo vit me milion pelegrinë shkojnë në Arabinë Saudite për të shkuar në Shtëpinë e Zotit dhe për të kryer ceremoninë e Haxhit. Për qeverinë e Arabisë Saudite është e qartë se ka një mision të ndjeshëm dhe tepër të rëndësishëm, edhe pse vitet e kaluara janë regjistruar tragjedi të tjera por me përmasa më të vogla se tragjedia e sivjetshme. Në 4 vitet e kaluara janë regjistruar 13 tragjedi vdekjeprurëse në ceremoninë e Haxhit. Në secilën prej këtyre tragjedive, kanë humbur jetën dhe janë plagosur me dhjetar persona. Më 31 korrik të vitit 1987, nga sulmi i forcave të sigurimit Al Saud ndaj pelegrinëve iranianë që po mbanin një tubim, më shumë se 400 pelegrinë shumica e të cilëve iranianë mbetën të vrarë. Vitet e tjera gjithashtu janë regjistruar disa ngjarje të tjera vdekjeprurëse sidomos në Mina. Mirëpo asnjëra prej këtyre ngjarjeve nuk kishte përmasat e tragjedisë së sivjetshme dhe në asnjë prej tyre nuk kanë humbur jetën dhe nuk janë plagosur kaq shumë pelegrinë. Tragjedia e Mina-së duhet analizuar dhe shqyrtuar nga dy këndvështrime. Njëra është se si ndodhi kjo tragjedi dhe dyta është reagimi i zyrtarëve saudite ndaj kësaj tragjedie të madhe dhe tronditëse. Fatkeqësisht reagimi i zyrtarëve saudite ndaj kësaj tragjedie ishte i papërgjegjshëm dhe i papërshtatshëm. Sauditet më përpjekje të ndryshme janë munduar të çlirojnë nga supet e tyre peshën e përgjegjësisë. Qeveria e Arabisë Saudite pas ngjarjes në Mina në vend që të bashkëpunonte me përgjegjësit e pelegrinëve dhe haxhinjve të vendeve të ndryshme për të identifikuar personat e lënduar dhe të vdekur, ajo u është përgjigjur negativisht kërkesës së përgjegjësve të pelegrinëve dhe sidomos përgjegjësve të pelegrinëve iranianë për të bashkëpunuar në uljen e vuajtjeve të të mbijetuarve dhe për të identifikuar personat që humbën jetën nga tragjedia. Republika Islamike e Iranit pas Nigeri është vendi i dytë me numrin më të madh të pelegrinëve që humbën jetën nga tragjedinë e Mina-së. Sjellja e forcave të sigurimit dhe ato të ndihmës së shpejtë të Arabisë Saudite në shpëtimin e jetës së pelegrinëve ishte e atillë sikur të thuash që për ta nuk kishte aspak rëndësi jeta e njerëzve dhe dinjiteti i viktimave. Nëse forcat e sigurimit të Arabisë Saudite do të lejonin grupet e shpëtimit të vendeve të tjera dhe sidomos ato të Iranit që tu vinin në ndihmë pelegrinëve, numri i viktimave me padyshim do të ishte shumë herë më i ulët. Fatkeqësisht forcat e sigurisë dhe grupet e shpëtimit të Arabisë Saudite nuk kishin shpejtësinë e duhur për tu ardhur në ndihmë personave të lënduar dhe për të mbledhur trupat e kufomave dhe në të njëjtën kohën nuk kanë lejuar as grupet e shpëtimit dhe ato mjekësore të vendeve të tjera që të jepnin ndihmën e tyre. qeveria e Arabisë Saudite me neglizhencë të plotë ndaj të mbijetuarve dhe personave të zhdukur, nuk ka bashkëpunuar siç duhet as edhe në identifikimin e kufomave. Kjo sjellje e qeverisë së Arabisë Saudite nuk përputhet as me mësimet dhe udhëzimet islame, por as edhe me faktin se ajo është mikpritëse dhe ka përgjegjësinë e garantimit të sigurisë së haxhinjve. Një sjellje e tillë nuk përputhet dhe as nuk mund të justifikohet as edhe nga aspekti i normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Zyrtarët e Arabisë Saudite për të mbuluar neglizhencën e tyre të treguar ndaj krijimit të kushteve të nevojshme për pelegrinët në ceremoninë e Haxhit, këtë ngjarje e cilësuar " قضا و قدر " ose (fati i përcaktuar) . Ata në fillim si faktor që çoi në tragjedinë e Mina-së, thanë se pelegrinë afrikanë janë shkaktarë të prishjes së rendit dhe disiplinës. Mirëpo më vonë çështjen e politizuan dhe thanë se pelegrinët e Republikës Islamike të Iranit ishin përgjegjës për këtë tragjedi dhe në sajtet e internetit dhe rrjetet sociale u munduan të shfaqin arsye të ndryshme për tu justifikuar rreth akuzave që u ngritën ndaj tyre. Edhe Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë e mbrojti Arabinë Saudite sa i përket tragjedisë në Mina dhe tha se ky vend nuk duhet të bëhet përgjegjës për këtë ngjarje. Presidenti i Turqisë në kohën kur me qindra familje ishin futur në zi për shkak të humbjes së të afërmve të tyre në Shtëpinë e Zotit në Mekë, ai u mundua të përfitojë politikisht nga kjo tragjedi dhe mesa duket qeveria e Arabisë Saudite së bashku me atë të Turqisë në Mina, dëshirojnë të rikuperojnë pasojat e dështimeve të tyre në politikat ndërhyrëse në Irak, Siri dhe Jemen duke mbështetur grupet terroriste dhe takfiriste. Nëse sipas z. Erdogan, nëse Arabia Saudite nuk është përgjegjëse për jetën e pelegrinëve kush është ai që e mban këtë përgjegjësi? Përse qeveria e Arabisë Saudite edhe pas tragjedisë nuk tregoi sjellje të përgjegjshme? Filmimet dhe pamjet e marrja nga tragjedia në Mina dhe që janë transmetuar në rrjetet sociale dhe hapësirën virtuale në internet, tregojnë qartë neglizhencën dhe mungesën e menaxhimit nga zyrtarët politikë dhe të sigurimit të Arabisë Saudite në drejtimin dhe udhëzimin e pelegrinëve të Shtëpisë së Zotit. Sipas pamjeve filmike dhe sipas dëshmitarëve okularë, forcat e sigurimit për të liruar rrugën e kalimit të princave saudite mes tyre të Muhamed Selman djalit të mbretit të Arabisë Saudite, mbyllën dy prej portave të rrugës 204 dhe pikërisht kjo çoi në grumbullimin e njerëzve në një vend të vetëm dhe në temperaturat pothuajse 50 gradë celsius. Shumë nga pelegrinët e Shtëpisë së Zotit, humbën jetën për shkak të vapës, etjes dhe presionit të madh. Kjo është një prej skenarëve që parashtrohet si faktor që çoi në tragjedinë e madhe në Mina. Mesa duket tragjedia në Mina duhet analizuar akoma më thellë. Edhe pse mbreti i Arabisë Saudite ka falënderuar dhe vlerësuar fëmijët e tij që janë përgjegjës për organizimin e ceremonisë së Haxhit dhe në një intervistë pasi shprehu keqardhjen tha " Fëmijët e familjes mbretërore që janë përgjegjës për Haxhin, janë të aftë për të kryer detyrën e tyre! Mirëpo lind pyetja përse sauditët nuk janë të aftë që të menaxhojnë Haxhin pa asnjë ngjarje apo aksident. Tani kjo pyetje nuk vlen më pasi është qartësuar paaftësia dhe mungesa e administrimit dhe menaxhimit, gjë e cila ka ngjallur reagimin e shumicës së qeverive të vendeve islamike pas çdo ngjarjeje të ndodhur në ceremoninë e Haxhit. Fatkeqësisht vendet islamike janë mjaftuar vetëm me shprehjen e keqardhjes për të tilla ngjarje dhe pas një farë kohë i kanë anashkaluar ato, ndërkohë që qeveria e Arabisë Saudite informon gjerësisht shpenzimet e larta për të garantuar mirëqenien e pelegrinëve të Haxhit. Rrënjët e sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë saudite pas ngjarjeve në ceremoninë e Haxhit, duhen kërkuar në këndvështrimin monarkist ë saudite ndaj njerëzve. Vdekja e një myslimani për sauditët është aq normale saqë për të ata nuk kanë asnjë ndjenjë përgjegjësie. T'i hedhim një vështrim Jemenit. Në muajin Dhihaxhe ky vend mysliman u përball me sulme vdekjeprurëse dhe bombardime nga ajri dhe për çdo ditë vazhdon vrasja e myslimanëve jemenas. Nga pikëpamja e vahabizmit tek pushtetarët Al Saud, të gjitha medhhebet e tjera islame janë të papranueshme dhe sidomos shiitët dhe derdhja e gjakut të tyre nuk përbën asnjë problem. Reagimi i zyrtarëve sauditë ndaj tragjedisë njerëzore në Mina dhe vrasja e më shumë se mijëra pelegrinëve duhet kërkuar tek bindja e tyre vahabiste. Sheikët vahabistë nëse do të kishin fuqi do të kishin prishur edhe mauzoleun e Profetit (s.a.v.s) , pikërisht ashtu siç janë shprehur disa herë me fjalët e tyre duke i quajtur shumë nga ceremonitë e Haxhit si shirk. Për këtë arsye ata nuk janë të shqetësuar për vdekjen e mijëra haxhinjve apo plagosjen e tyre në tragjedinë e Mina-së. Tragjedia e Mina-së kishte një ndryshim serioz në krahasim me tragjeditë e tjera në ceremoninë e Haxhit dhe ajo është fuqia mediatike dhe e hapësirës virtuale të cilat regjimi Al Saud nuk arriti t'i menaxhonte ashtu siç dëshironte lidhur me këtë tragjedi. Imazhi që do të mbetet në mendjen e myslimanëve dhe opinionin publik rreth regjimi AL Saud është imazhi i një shteti i cili nuk mban dhe nuk zbaton asnjë prej zotimeve të tij në përgjegjësinë e organizimit të ceremonisë më të madhe të myslimanëve në vendin më të shenjtë islam. Është e nevojshme që vendet islamike të ndërmarrin politika serioze për të hetuar tragjedinë e Mina-së dhe t'i rikujtojnë regjimit Al Saud se është përgjegjës për garantimit të sigurisë dhe jetës së pelegrinëve të Shtëpisë së Zotit.

Tags