Mesazhi i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik drejtuar myslimanëve të botës
(last modified Wed, 07 Sep 2016 16:24:44 GMT )
Shtator 07, 2016 18:24 Europe/Tirane

Mesazh drejtuar hanxhinjve të Shtëpisë së Zotit

5 shtator 2016

Bismillah-e Rahman Rahim

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirbërësit

Ua Hamdulillah-e- Rabbel Alamin ua Salahullahu Ala Sejedena Muhamaden ua Ale-hetajebina ua Sahebehel Montaxhabin ua Man Tabeahom Be-Ehesanen Ela Jaumeddin

( Falënderime për Zotin e botërave dhe selame për zotërinë tonë Muhamedin (s.a.v.s) dhe familjen e tij dhe për miqtë dhe ndjekësit e zgjedhur dhe për çdokënd që ndjek rrugën e tij në të mirë dhe në të drejtë deri në ditën e kiametit).

Motra dhe vëllezër në të gjithë botën

Ceremonia e Haxhit për myslimanët, është riti i krenarisë dhe i manifestimit në syrin e krijimit, riti i dritës, zemrës, bindjes dhe lutjes tek Krijuesi. Haxhi është një detyrë e shenjtë, hyjnore, spirituale për të gjithë njerëzit. Me anë ajeteve “E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” për të nuk ka asgjë në botën tjetër.  ( ajeti 200 i sures Bekare)”, “All-llahun përmendeni në ditët e caktuara  (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyn (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që dëshiron të jetë i përpiktë. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dine se ju, te Ai tuboheni. ( ajeti 203 i sures Bekare)”, “E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendosë në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrath të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta. ( ajeti 23 i sures Haxhxh), përcaktohen përmasat e pafundme të tij. Në këtë detyrë të pashoq, siguria e kohës dhe e vendit ashtu si një shenjë e qartë dhe yll i ndritur, qetëson zemrat e njerëzve dhe hanxhinjtë i çliron nga rrethi i faktorëve të pasigurt, faktorë të imponuar në hegjemonistët dhe shtypësit, faktorë që gjithmonë kërcënojnë njerëzimin. Haxhi Ibrahimian që i dhuroi myslimanëve islamin dhe që është pasqyrë e dinjitetit, spiritualitetit, unitetit dhe manifestimit, armiqve dhe dashakeqëve u tregon madhështinë e myslimanëve dhe mbështetjen e tyre tek fuqia e pafundme e Zotit. Përveç kësaj haxhi i largon myslimanët nga mëkatet dhe veprimet dashakeqe dhe i lartëson ata përballë dashakeqëve dhe hegjemonistëve ndërkombëtarë të cilët çdo të keqe ia kanë imponuar botës. Haxhi islamik dhe monoteist është pasqyrë e( ajetit 29 i sures Fet’h), “Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Haxhi është vendi i kundërshtimit të jo besimtarëve dhe i unitetit me besimtarët. Ata të cilët haxhin e kanë kthyer në një udhëtim pelegrinazhi dhe vizitues dhe kanë fshehur armiqësinë dhe urrejtjen e tyre me popullin besimtar dhe revolucionar të Iranit me politizimin e haxhit, në të vërtetë janë djaj që dridhen nga frika se mund të rrezikohen interesat e Shejtanit të Madh (Amerikës). Verdikti i sauditëve që sivjet bllokoi rrugën e Zotit dhe të Shtëpisë së Zotit, ai urdhër që ka mbyllur rrugën për besimtarët e devotshëm iranianë, është dhënë nga ata ditëzinj të cilët vazhdimësinë e tyre e shikojnë të varur tek fuqitë shtypëse dhe tek aleanca me regjimin sionist dhe Amerikën dhe në përpjekjet për të zbatuar kërkesat e tyre. Për këta arsye ata nuk kursejnë asnjë lloj tradhtie. Sot ka kaluar pothuajse një vit nga ngjarja e tmerrshme e Minasë, në të cilën mijëra njerëz në ditën e festës dhe të veshur me veshjen e haxhit, humbën jetën nën rrezet e diellit dhe të etur për ujë. Pak përpara kësaj ngjarjeje, disa besimtarë të tjerë në kohën kur po faleshin dhe luteshin në Shtëpinë e Zotit u përgjakën dhe dhanë jetën e tyre. Drejtuesit dhe autoritetet saudite janë përgjegjës për të dyja ngjarjet. Ky është mendimi i të gjithë personave të pranishëm, specialistëve dhe i analistëve. Disa prej analistëve janë të mendimit se të tilla ngjarje kanë qenë të qëllimshme. Përveç kësaj në festën e Kurban Bajramit në kohën kur haxhinjtë me zemër dhe shpirt përmendnin ajetet e Kuranit dhe thonin lutjet e tyre, autoritet saudite qëndruan indiferentë dhe neglizhuan në dhënien e ndihmës për njerëzit që luftonin për të mbijetuar gjatë tragjedisë. Sauditët kriminalë në këtë ditë njerëzit i bllokuan dhe në vend që atyre tu jepnin ujë për të shuar etjen, njerëzit i çuan drejt martirizimit. Në këtë ngjarje disa mijëra familje nga vende të ndryshme të botës humbën të dashurit e tyre dhe shumë kombe u futën në zi. Republika Islamike e Iranit në këtë ngjarje humbi afro 500 shtetas iranian. Zemrat e familjarëve të këtyre martirëve vazhdojnë të jenë të plagosura dhe populli vazhdon të ndjejë dhimbjen e humbjes së këtyre martirëve.

Mirëpo drejtuesit sauditë në vend që të kërkonin falje dhe të shprehnin pendimin e tyre dhe në vend që të ndiqnin personat përgjegjës për këtë tragjedi të tmerrshme dhe të dhimbshme, me pafytyrësinë më të madhe nuk lejuan as krijimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar. Sauditët në vend që të uleshin në poltronin e të akuzuarit u ulën në poltronin e pretenduesit. Në këtë mënyrë dhe me anë të kundërvënies ndaj flamurtarëve të Islamit, treguan qartazi armiqësinë e tyre të vjetër me Republikën Islamike të Iranit. Sauditët me altoparlantin e propagandës, me anë të politikanëve të urryer në botën islame për shkak të sjelljeve të tyre përballë regjimit sionist dhe Amerikës, me anë të myftinjve mëkatarë që nxjerrin fatva (dekrete) në kundërshtim me librin dhe sunetin, me anë të mashtrimeve mediatike dhe propagandistike, janë munduar ta paraqesin Republikën Islamike të Iranit si shkaktare të bllokimit të hanxhinjve iranianë për kryerjen e ceremonisë së Haxhit. Ata janë drejtues të cilët me veprimet e tyre përçarëse kanë krijuar dhe pajisur grupet takfiriste dhe vandale dhe në këtë mënyrë kanë vënë në rrezik botën islame duke krijuar në këtë botë luftëra të brendshme, vrasje dhe gjakderdhjen e njerëzve të pafajshëm në vende si Jemeni, Iraku, Shami, Libia dhe vende të tjera. Ata janë politikanë që nuk janë në dijeni të Zotit dhe i kanë shtrirë dorën e miqësisë regjimit pushtues sionist dhe kanë tërhequr dorën e tyre nga palestinezët. Ata perimetrin e dhunës dhe tradhtisë së tyre e kanë përhapur në çdo fshat dhe qytet të Bahrejnit. Drejtuesit e pafe dhe të pashpirt që shkaktuan ngjarjen e Minasë dhe që veten e tyre e prezantojnë si shërbëtorë të Shtëpisë së Zotit, kanë thyer dhe shkelur rrethin e sigurt hyjnor dhe të ftuarit e Shtëpisë së Zotit në ditën e festës në Mina dhe në Shtëpinë e Zotit, i përgjakën. Tani ata theksojnë që haxhi të mos politizohet dhe akuzojnë të tjerët për mëkatin e madh që vetë ata janë shkaktarë dhe e kanë kryer. Ata me të vërtetë janë shembull i qartë ajeteve 205 dhe 206 të sures Bekare ku thuhet: “

205. E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).   206. Dhe kur i thuhet atij: “Kij frikë All-llahun!”, atë e kap euforia për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (Xhehennemi)”.

Sivjet gjithashtu janë dhënë raporte ku përveç ndalimit të hanxhinjve iranianë dhe të hanxhinjve të disa popujve të tjerë që të kryejnë ritin e Haxhit, shumë haxhinj të vendeve të ndryshme u janë nënshtruar kontrolleve të pashoqë, kontrolle që janë bërë me ndihmën e shërbimeve agjenturore të Amerikës dhe regjimit sionist. Të tilla veprime Shtëpinë e Zotit e cila është vendi më i sigurt në botë, e kanë bërë akoma më të pasigurt për të gjithë. Bota Islame, si qeveritë ashtu edhe popujt myslimanë duhet të njihen me drejtuesit dhe pushtetarët sauditë dhe të kuptojnë qartazi priret e tyre reale dhe varësinë e tyre tek materializmi. Ata nuk duhet t’i lënë lirshëm këta drejtues që kanë bërë krime të shumta dhe në masë të madhe në Botën Islame. Për shkak të veprimeve të tyre, Bota Islame duhet të mendojë dhe të gjejë një zgjidhje themelore për drejtimin dhe administrimin e Shtëpisë së Zotit dhe ceremonisë së Haxhit. Çdo neglizhencë në këtë përgjegjësi, do t’i krijojë të ardhmes së ummetit islam probleme akoma më të mëdha.

Vëllezër dhe motra myslimanë

Sivjet në ceremoninë e Haxhit ndihet mungesa e hanxhinjve të devotshëm dhe të pastër iranianë. Mirëpo ata me zemrat e tyre janë të pranishëm dhe përkrah hanxhinjve të tjerë nga e gjithë bota dhe janë të shqetësuar për gjendjen e tyre dhe luten që ata të mos i pickojë asnjë gjë. Kujtoni vëllezërit dhe motrat tuaja iranianë gjatë lutjeve dhe faljeve tuaja. Lutuni që të pritet dora e problematikave të shoqërive islame dhe të pritet dora dashakeqe e hegjemonistëve, sionistëve dhe shërbëtorëve të tyre kundër ummetit islam. Unë shpreh nderimet në përkujtim të martirëve të Minasë dhe të Shtëpisë së Zotit të vitit të kaluar dhe në përkujtim të martirëve të vitit 1987 në Mekë dhe nga Zoti i Plotfuqishëm kërkoj mëshirimin e tyre si dhe duke shprehur selame për imam Mehdiun prej tij kërkoj të lutet për shpëtimin e myslimanëve dhe të ummetit islam nga zgjedha e përçarjes dhe e së keqes së armiqve.

 

 

Zoti iu mëshiroftë dhe i realizoftë lutjet tuaja

Sejed Ali Khamenei

5 Shtator 2016

Tags