Unioni i Dijetarëve të Rezistencës vlerëson mesazhin e liderit suprem të Iranit me rastin e Haxhit
(last modified Sat, 10 Sep 2016 06:04:55 GMT )
Shtator 10, 2016 08:04 Europe/Tirane
  • Unioni i Dijetarëve të Rezistencës vlerëson mesazhin e liderit suprem të Iranit me rastin e Haxhit

Kryetari i Unionit të Dijetarëve të Rezistencës ka vlerësuar lartë mesazhin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit drejtuar haxhinjve të "Shtëpisë së Zotit".

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Maher Hamud, kryetari i Unionit të Dijetarëve Fetarë të Rezistencës, të premten duke vlerësuar lartë mesazhin e Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, drejtuar haxhinjve të "Shtëpisë së Zotit", deklaroi se ky mesazh është një kritikë realiste ndaj mënyrës së qeverisjes së sauditëve. Shejkh Maher Hamud shtoi se mesazhi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, përmban këshilla dhe sugjerime të një njeriu që ka dhimbje për atë çfarë ka ndodhur dhe që mund të përsëritet. Shejkh Maher Hamud gjithashtu kërkoi nga të gjithë ata të cilët e duan islamin dhe myslimanët të ndihmojnë në shuarjen e përçarjeve dhe të përqendrohen më tepër në atë që i afron zemrat dhe i bashkon radhët e myslimanëve. Vlen të theksohet se lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit të martën në mesazhin e tij vjetor drejtuar haxhinjve të Shtëpisë së Zotit, ka kritikuar keqadministrimin e autoriteteve saudite në organizimin e Haxhit dhe ka kërkuar nga qeveritë dhe vendet islame që të mendojnë për një rrugëzgjidhje esenciale për administrimin e Mekës dhe Medinës. Vlen të theksohet se mijëra haxhinj të Shtëpisë së Zotit në mesin e tyre edhe 464 haxhinj iranianë vitin e kaluar humbën jetën në ditën Kurban Bajramit gjatë kryerjes së ritualeve të Haxhit në Mina për shkak të keqadministrimit të autoriteteve saudite.

Tags