Udhëheqësi i Revolucionit: "Stuhia Al-Aksa" e ktheu regjimin sionist 70 vjet mbrapa
(last modified Mon, 07 Oct 2024 09:26:19 GMT )
Tetor 07, 2024 11:26 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi i Revolucionit:

Në orët e para të përvjetorit të parë të Operacionit "Stuhia Al-Aksa", një postim në hebraisht nga deklaratat e Liderit Suprem të Iranit u publikua në rrjetin social X (ish-Twitter) me përmbajtjen e mëposhtme: "Operacioni Stuhia Al-Aksa e ktheu regjimin sionist 70 vjet mbrapa.”

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, njëkohësisht me orën e fillimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa" vitin e kaluar, faqja mediatike KHAMENEI.IR publikoi në hebraisht një fjali të deklaratës së Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Khamenei, në faqen e tij në Twitter (X), teksti i së cilës është: "Operacioni Stuhia Al-Aksa e ktheu regjimin sionist 70 vjet mbrapa."

Duhet përmendur se Rezistenca palestineze e udhëhequr nga Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas, nisi një operacion unik të befasishëm në agimin e 7 tetorit, duke sulmuar vendbanimet sioniste pranë Rripit të Gazës dhe zuri rob dhjetëra sionistë, ndërsa sulmonte bazat e ushtrisë izraelite.

Me gjithë censurimin e lajmeve për viktimat e ushtarëve sionistë gjatë luftës së Gazës, pushtuesit sionistë kanë pranuar se që nga 7 tetori i vitit të kaluar janë plagosur 4576 ushtarë sionistë, prej të cilëve 696 janë në gjendje kritike për jetën.

 

Tags