Irani i gatshëm t'u shesë gaz të lëngshëm klientëve të rinj
(last modified Mon, 12 Sep 2016 15:56:58 GMT )
Shtator 12, 2016 17:56 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm t'u shesë gaz të lëngshëm klientëve të rinj

Drejtori i Kompanisë kombëtare të gazit të Iranit deklaroi se Irani është i gatshëm t'u shesë gaz të lëngshëm klientëve të rinj.

z. Ali Kerdar duke theksuar se për të gjithë naftën që prodhohet në Iran ka klientelë, shtoi se Irani i ka potencialet për të eksportuar gaz të lëngshëm në sasi të mëdha. Ai shtoi se gjatë muajit Korrik, katër klientët aziatikë të naftës iraniane (Kina, Japonia, India, Korea e Jugut) kanë importuar 1,64 milion fuçi naftë në ditë çka përbën një rritje prej 61 % në krahasim me vitin e kaluar. Që nga fillimi i vitit 2016, Irani e ka shtuar prodhimin e naftës me ritme më të shpejta sesa parashikimet dhe aktualisht eksporton 2,1 milionë fuçi naftë në ditë.

 

Tags