Irani: Vrasja e njerëzve të pafajshëm në Siri, rezultat i përhapjes së mendimeve takfiriste dhe vehabiste
(last modified Thu, 20 Oct 2016 05:40:45 GMT )
Tetor 20, 2016 07:40 Europe/Tirane
  • Irani: Vrasja e njerëzve të pafajshëm në Siri, rezultat i përhapjes së mendimeve takfiriste dhe vehabiste

Zv/ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se ajo çfarë po ndodhë në Siri është rezultat i përhapjes së mendimeve takfiriste dhe vehabiste, prandaj përgjegjës për vrasjen e fëmijëve, grave dhe të qytetarëve të pafajshëm në Siri janë grupet terroriste si ISIS, Fronti Nusra dhe mbështetësit e tyre.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi të mërkurën gjatë fjalimit të tij në takimin e 43-të të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Tashkend të Uzbekistanit, vuri në dukje përhapjen e ekstremizmit dhe terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore dhe deklaroi se kjo çështje konsiderohet kërcënim serioz për botën islame dhe kërkoi që vendet islamike të luftojnë me seriozitet kundër këtij fenomeni. Z. Erakçi gjithashtu duke folur për gjendjen shumë të vështirë të popullit të Jemenit përgjatë më shumë se 18 muajve të kaluar, shtoi se vazhdimi i sulmeve të gjera kundër Jemenit është jashtë parimeve dhe ligjeve ndërkombëtare dhe duhet të ndërpriten menjëherë. Sulmi ushtarak kundër Jemenit nuk ka patur rezultat tjetër, përveçse forcimin e grupeve terroriste dhe shtimin e krizës në këtë vend. Republika Islamike e Iranit beson me vendosmëri se kriza e Jemenit nuk ka zgjidhje ushtarake dhe e vetmja rrugëzgjidhje për këtë krizë është të ndihmohet zhvillimi i dialogut mes grupeve dhe partive politike në Jemen. Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në pjesën tjetër të fjalimit të tij vuri në dukje çështjen e Palestinës dhe tha: "Shpërngulja e mbi 5 milionë palestinezëve, vazhdimi i politikës për ndërtimin e kolonive sioniste dhe diskriminimi racor i regjimit sionist dhe pushtimi i Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, janë pasoja të tmerrshme të pushtimit të Palestinës të cilat janë bërë shkak për përkeqësimin edhe më tepër të situatës së sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme".

Tags