Irani dhe Belgjika zgjerojnë marrëdhëniet tregtare dhe industriale
(last modified Tue, 01 Nov 2016 05:50:09 GMT )
Nëntor 01, 2016 06:50 Europe/Tirane
  • Irani dhe Belgjika zgjerojnë marrëdhëniet tregtare dhe industriale

Ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit dhe kryeministri i provincës Felander të Belgjikës kanë biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe industriale mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve SHATA njoftoi se Muhamedreza Nematzade, ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit, të hënën në takim me Geret Burzhua, kryeministrin e provincës Felander të Belgjikës i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, deklaroi se në atmosferën pas marrëveshjes bërthamore janë krijuar kushte të përshtatshme për eksportin dhe importin në Iran, prandaj ekzistojnë mundësi të mira për bashkëpunim në sektorin e çelikut, qelqit, produkteve kimike dhe petrokimike, si dhe në sektorin e prodhimit të medikamenteve. Prodhuesit e sektorit privat në Iran kanë gatishmërinë e duhur për të shfrytëzuar eksperiencën dhe potencialet teknike të kompanive të Belgjikës, prandaj bashkëpunimi afatgjatë dhe strategjik duhet të jetë prioritet i të dy vendeve. Nga ana e tij, Geret Burzhua, kryeministri e provincës Felander të Belgjikës, tha se gjatë kësaj vizite shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga 140 përfaqësues të kompanive tregtare të Belgjikës dhe theksoi se forcimi i marrëdhënieve bankare për Belgjikën ka një rëndësi shumë të madhe dhe në këtë kuadër një bankë e madhe belge ka filluar bashkëpunimin e saj me bankat iraniane.

Tags