Familjarët e martirëve të Minasë kërkojnë krijimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar
(last modified Sun, 08 Jan 2017 05:20:48 GMT )
Janar 08, 2017 06:20 Europe/Tirane
  • Familjarët e martirëve të Minasë kërkojnë krijimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar

Një grup familjarësh të martirëve të tragjedisë së Minasë në Arabinë Saudite, me anë të një letre dërguar komisionit për të drejtat e njeriut në OKB, kanë kërkuar krijimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar për qartësimin e shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.

Bashkëshortja e Husein Mirmurteza një prej martirëve të tragjedisë së Minasë, ditën e shtunë në një intervistë dhënë agjencisë IRNA ë lajmeve ka thënë: Familjarët e martirëve të kësaj tragjedie, kanë kërkuar krijimin e një komiteti hetimor dhe analizimin e incizimeve të bëra nga kamerat e survejimit. Hatixhe Mirmurteza, e cila është përfaqësuese e familjeve të martirëve të Minasë ndër të tjera ka thënë: Në bazë të normave dhe dispozitave ndërkombëtare, mbrojtja e jetës së personave që futen me vizë në një vend është përgjegjësi dhe detyrë e atij vendi. Si rezultat qeveria e Arabisë Saudite duhet të pranojë përgjegjësinë e vet dhe pagimi i dëmshpërblimit është minimumi që Arabia Saudite mund të bëjë për të përmirësuar pasojat që ka lënë kjo tragjedi. Në një pjesë të kësaj letre dërguar komisionit për të drejtat e njeriut në OKB, thuhet: Kjo letër është shkruar nga të mbijetuarit e tragjedisë së Minasë së vitit 2015, tek e cila humbën jetën mbi 7 mijë myslimanë, numër që është shumë herë më i madhe sesa i luftërave të viteve të fundit. Me mijëra pelegrinë, mes tyre 464 iranianë humbën jetën gjatë ceremonisë së Haxhit në Mina të Arabisë Saudite për shkak të indiferencës dhe mungesës së përgjegjësisë së autoriteteve saudite.

Tags