Irani merr kryesinë e grupit aziatik të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike
Republika Islamike e Iranit me unanim votash ka marrë kryesinë e grupit aziatik të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë të Holandës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në takimin e grupit aziatik të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) i cili u zhvillua ditën e hënë me kryesinë e ambasadorit të Pakistanit, Alizera Xhahangiri ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Hagë, me konsensus të të gjitha vendeve anëtare të grupit aziatik të OPCW, u zgjodh kryetar i këtij grupi. Pakistani që nga viti 2004 e deri më tani, ka drejtuar kryesinë e grupit aziatik të OPCW. Përfaqësuesit e të gjitha vendeve të pranishëm në këtë takim duke theksuar në zgjedhjen e përfaqësuesit të Republikës Islamike të Iranit si opsionin më të mirë për kryesinë e këtij grupi, deklaruan se kryesia e Iranit në grupin e vendeve të paangazhuara (NAM) është eksperiencë e përshtatshme që tregon bashkëpunimin e Teheranit me vendet e tjera për të çuar përpara qëllimet e grupit aziatik të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW). Vlen të theksohet se Konventa për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Kimike si traktati më i rëndësishëm ndërkombëtar për ndalimin e prodhimit dhe deponimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe armëve kimike, është miratuar në vitin 1994 në Paris nga përfaqësuesit e vendeve të ndryshme të botës dhe që nga vitit 1997 ka hyrë në fuqi për zbatim. Organizata për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Kimike është një institucion zbatues dhe mbikëqyrës i konventës në fjalë, prandaj konsiderohet një organizatë ndërkombëtare me kredibilitet.