Takimi i komitetit për standardet ushqimore në FAO të kryesuar nga Irani
(last modified Tue, 16 May 2017 05:58:41 GMT )
May 16, 2017 07:58 Europe/Tirane
  • Takimi i komitetit për standardet ushqimore në FAO të kryesuar nga Irani

Takimi i nëntë i komitetit për standardet e ushqimit Codex në FAO ka nisur punimet nën kryesinë e Iranit. Takimi mbahet në qendrën e FAO-s në Romë të Italisë.

Pjesëmarrësit në takim do të përqendrohen në shkëmbimin e informacioneve dhe rritjen e bashkëpunimit mes tyre për zbatimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetshmërisë së ushqimeve. Komiteti për standardet e ushqimit është i përbërë nga 17 vende dhe ai ka për qëllim lehtësimin e shkëmbimeve ndërkombëtare në fushën e ushqimit dhe garantimin e prodhimit dhe ruajtjes së ushqimeve. Najere Piruz Bakht, kryetare e institut të standardeve në Iran, përfaqëson Republikën Islamike të Iranit në këtë takim. Ajo ka thënë: Codex zë një pozitë të veçantë në mesin e organizatave ndërkombëtare dhe ky komitet ka krijuar kushtet e domosdoshmërisë për cilësinë dhe sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në botë. Muhamed Husein Shuxhaji Ali Abadi, këshilltar i lartë i institutit kombëtar të standardeve në Iran dhe koordinator rajonal ka thënë: Codex është përqendruar në shëndetin e konsumatorit dhe në tregtinë e ndershme dhe Republika Islamike e Iranit nga ana e saj gjithashtu hedh hapa në këtë drejtim. Ekspertë të FAO-s janë të mendimit se Republika Islamike e Iranit gjatë kohës së kryesimit të Codex, ka hedhur hapa të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimeve rajonale.

Tags