Letra e Iranit dërguar OKB në shenjë proteste ndaj ndërhyrjeve të Tillerson
(last modified Tue, 20 Jun 2017 06:27:48 GMT )
Qershor 20, 2017 08:27 Europe/Tirane
  • Letra e Iranit dërguar OKB në shenjë proteste ndaj ndërhyrjeve të Tillerson

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate, ka protestuar ndaj deklaratave ndërhyrëse të sekretarit amerikan të shtetit. Në këtë letër thuhet se deklarata e Tillerson për tranzicionin e pushtetit në Iran është një ndërhyrje e hapur e Uashingtonit në punët e brendshme të Iranit dhe për këtë nga OKB kërkohet të dënohet ky veprim.

Më 14 qershor, Rex Tillerson në komitetin për marrëdhëniet me jashtë në senatin amerikan, bëri një deklaratë armiqësore dhe përkundër normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe ka thënë se Amerika do të mbështesë elementë të brendshëm të cilët do të ndihmojnë për tranzicionin paqësor të pushtetit. Golamali Khoshro, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në letrën e tij dërguar Antonio Guters sekretari i përgjithshëm i OKB, ta se deklarata armiqësore e sekretarit amerikan të shtetit dëshmon për planin ndërhyrës dhe arrogant të Uashingtonit e cila bie ndesh me të gjitha normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB tha se kjo deklaratë e Tillerson është shkelje e hapur e traktatit të Algjerisë të vitit 1981 dhe shkelje e zotimeve të Amerikës për mos ndërhyrjen politike dhe ushtarake të drejtpërdrejtë dhe indirekte në punët e brendshme të Iranit. Khoshro ndër të tjera tha: Është për tu habitur se kjo deklaratë e Tillerson bëhet vetë disa javë nga organizimi masiv i zgjedhjeve presidenciale dhe i këshillave lokalë të Iranit ku më shumë se 71% e popullit iranian mori pjesë në zgjedhje. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ndër të tjera vuri në dukje se populli iranian shumë herë ka treguar se merr vetë vendim për të ardhmen e vendit dhe përpjekjet e Amerikës për të ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit janë të destinuara të dështojnë.

Tags