Përvjetori i sulmit terrorist të 7 Tirit në Teheran
(last modified Wed, 28 Jun 2017 06:17:49 GMT )
Qershor 28, 2017 08:17 Europe/Tirane
  • Përvjetori i sulmit terrorist të 7 Tirit në Teheran

28 qershori përkon me 7 Tirin e vitit 1396 sipas kalendarit diellor, është përvjetori i sulmit terrorist ndaj zyrës së presidencës së Republikës Islamike të Iranit.

Në një ditë si kjo një bombë shpërtheu në zyrën e presidencës së Republikës Islamike të Iranit, ku u martirizua Ajetollah Muhamed Huseini Beheshti, kreu i gjykatës së lartë të Iranit së bashku me 72 persona të tjerë. Ky sulm terrorist u krye nga grupi terrorist MEK( Monafekin). Sulmi terrorist ndaj zyrës së presidencës së Republikës Islamike të Iranit nuk është i vetmi sulm terrorist i kryer nga grupit terrorist MEK pasi vetëm një ditë më vonë, MEK u mundua të vrasë Ajetollah Khamenei, liderin suprem të revolucionit islamik. Nga viti 1981 deri në vitin 1987 janë kryer disa atentate dhe akte terroriste në Iran, të cilat janë mbështetur nga Amerika. Për këtë arsye lideri suprem ka propozuar që kjo periudhë të quhet java e zbulimit të të drejtave të llojit amerikan. Mbështetja për sulmin e kryer në Sardash nga ana e regjimit të Sadamit dhe sulmi ndaj avionit të transportit civil të kompanisë Iran Air ku humbën jetën 290 pasagjerë, janë disa nga veprimet çnjerëzore të Amerikës kundër Iranit.

Tags