Irani dënoi sulmin terrorist në Damask të Sirisë
(last modified Tue, 04 Jul 2017 06:25:06 GMT )
Korrik 04, 2017 08:25 Europe/Tirane
  • Irani dënoi sulmin terrorist në Damask të Sirisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sulmin terrorist të kryer të dielën në Damask, kryeqytetin e Sirisë dhe shprehu solidaritet me qeverinë dhe popullin e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në shpërthimin terrorist që ndodhi të dielën në mëngjes në sheshin Al-Tahrir të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë, u vranë të paktën 18 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosen. Bahram Kasemi të hënën në mbrëmje tha se çdo herë kur terroristët takfirist ndodhen në pozitë të dobët, Siria përjeton hakmarrjet e verbra të terroristëve. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në vazhdim u shpreh optimist që së shpejti rajoni i Lindjes së Mesme sidomos Siria dhe Iraku do të jenë dëshmitarë të shkatërrimit të terroristëve takfiristë.

Tags