Nis ceremonia e dekretimit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit
(last modified Thu, 03 Aug 2017 05:50:20 GMT )
Gusht 03, 2017 07:50 Europe/Tirane
  • Nis ceremonia e dekretimit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit

Ceremonia e dekretimit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, ka nisur sot në orën 10:00 sipas orës lokale.

Ceremonia nisi me pjesëmarrjen e Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, kryetari i sistemit juridik, kryetari i Kuvendit të Lidershipit, zyrtarë të shtetit, klerikë, dijetarë, universitarë, ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve të huaja. Ceremonia transmetohet direkt nga radiotelevizioni shtetëror i Iranit dhe nga aktivistë të rrjeteve sociale dhe mediatike. Në këtë ceremoni, ministri i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit do të japë një raport mbi zgjedhjet e fundit presidenciale dhe më pas do të mbajnë fjalim hoxhatul’islam-muslemin Muhamedi Golpajgani kryetar i zyrës së lidershipit dhe më pas Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit. Më pas lideri suprem do të japë dekretin e tij për presidentin iranian. Në bazë të nenit 110 të kushtetutës, nënshkrimi i dekretit të presidentit pas zgjedhjeve të përgjithshme, është një prej kompetencave të liderit suprem dhe sipas ligjit të zgjedhjeve presidenciale, mandati i presidentit zgjat 4 vjet dhe nis që nga data e dekretimit nga ana e liderit suprem.

 

Tags