Flota iraniane zmbraps një sulm të piratëve
(last modified Mon, 09 Oct 2017 18:16:39 GMT )
Tetor 09, 2017 20:16 Europe/Tirane
  • Flota iraniane zmbraps një sulm të piratëve

Forcat detare iraniane kanë zmbrapsur me sukses një sulm të madh të piratve detarë kundër një prej anijeve tregtare të vendit në Gjirin e Adenit.

Flota e 48-të detare e Iranit, e përbërë nga destrojeri Alvand dhe luftanija logjistike Lavan, të hënën në mëngjes shpëtuan anijen tregtare iraniane nga një sulm i madh i piratëve që lundronin me shtatë anije pranë ngushticës Bab el-Mandeb. Piratët e Gjirit të Adenit, të cilët kryesisht vijnë nga brigjet somaleze, sulmuan anijen tregtare iraniane me armë të lehta dhe gjysmë të rënda në një përpjekje për ta rrëmbyer atë. Destrojeri Alvand mori një sinjal alarmi nga anija tregtare, e ngarkuar me një ngarkesë me vlerë miliona dollarë, dhe mbërriti menjëherë në zonë, duke i detyruar piratët të largohen. Flota e 48-të detare e Iranit u nis për det të hapur më 2 shtator në një mision për të ruajtur praninë e Republikës Islamike në ujërat ndërkombëtare dhe për të mbrojtur rrugët detare. Komandanti i Flotës ushtarake detare të Iranit, Admiral Habibollah Sajari, tha në shtator se forcat detare të vendit kishin përcjellë rreth 4,200 anije tregtare dhe cisterna iraniane dhe jo iraniane gjatë gjashtë viteve të fundit për të siguruar kalimin e tyre në Gjirin e Adenit.

 

Tags