Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit arrin në Naxhaf
(last modified Thu, 09 Nov 2017 10:44:27 GMT )
Nëntor 09, 2017 11:44 Europe/Tirane
  • Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit arrin në Naxhaf

Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, arriti në qytetin Naxhaf të Irakut për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.).

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit të enjten pas arritjes në qytetin Naxhaf të Irakut, ka vizituar varrin dhe xhaminë e Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë të botë. Z. Is'hak Xhahangiri pas vizitës në xhaminë e Imam Aliut (a.s.), i është bashkuar radhave të besimtarëve në marshin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.). Gjatë kësaj vizite, z. Xhahangiri do të vizitojë edhe shumë projekte dhe qendra të shërbimeve për vizitorët e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) në Naxhaf-Qerbela. Vlen të theksohet se sot (e enjte) më 20 safar të vitit 1439 që përkon me 9 nëntor 2017, është përvjetori i të dyzetave të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë.

Tags