Në Teheran filloi konferenca botërore e dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.)
(last modified Wed, 22 Nov 2017 11:57:41 GMT )
Nëntor 22, 2017 12:57 Europe/Tirane
  • Në Teheran filloi konferenca botërore e dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.)

Konferenca botërore e dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) dhe shqyrtimi i çështjes së takfiristëve, filloi punimet sot në Teheran me pjesëmarrjen e 500 mendimtarëve të botës islame.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë konferencë dyditore marrin pjesë 500 mendimtarë dhe intelektualë myslimanë sunitë dhe shiitë nga 94 vende të botës, si dhe rreth 250 mendimtarë myslimanë sunitë dhe shiitë nga Irani. Në këtë konferencë do të diskutohet në lidhje me mënyrën e forcimit më të madh të bashkimit dhe unitetit të myslimanëve për të luftuar kundër komploteve anti-islame. Çështjet e rëndësishme të botës islame dhe çështja e grupeve takfiriste, janë temat kryesore të konferencës botërore të dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) që zhvillohet në Teheran. Ali Akbar Velajeti, sekretari i përgjithshëm i Forumit Botëror të Zgjimit Islam, në lidhje me këtë konferencë, deklaroi: "Sot amerikanët, sionistët dhe faktorët e tjerë të tyre në rajonin e Lindjes së Mesme synojnë krijimin e përçarjeve në botën islame dhe janë të unifikuar në lidhje me këtë çështje, prandaj të gjitha problemet dhe krizat e rajonit janë krijuar për këtë arsye. Kështu që lufta kundër takfiristëve është një prej temave kryesore të konferencës botërore dashamirësit e Ehli Bejtit dhe në këtë konferencë formohen komitete të ndryshme ku do të shqyrtojnë çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme".

Tags