Ekziston nevoja për unitet sa më të madh të shkollave islame me bazë dashurinë ndaj Ehli Bejtit (a.s.)
(last modified Wed, 22 Nov 2017 12:21:10 GMT )
Nëntor 22, 2017 13:21 Europe/Tirane
  • Ekziston nevoja për unitet sa më të madh të shkollave islame me bazë dashurinë ndaj Ehli Bejtit (a.s.)

Kryetari i Kuvendit për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit u shpreh optimist se konferenca botërore e dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) do të rezultojë me një lëvizje të re në forcimin sa më shumë të unitetit mes shkollave islame me bazë dashurinë ndaj Ehli Bejtit (a.s.).

Ajetullah Mahmud Hashemi Shahrudi të mërkurën në konferencën botërore "Dashamirët e Ehli Bejtit (a.s.) dhe çështja e takfiristëve" që filloi punimet në Teheran, deklaroi se të gjitha konceptet e larta islame mund të vërehen në jetën dhe veprën e Ehli Bejtit (a.s.) dhe shtoi: "Sot fronti i arrogancës duke perceptuar këtë potencial të madh dhe duke perceptuar konceptin e luftës kundër dhunës dhe padrejtësisë në mesin e myslimanëve, kanë paraqitur një model fals të Islamit të shtrembëruar në kuadër të "islamit takfirist" dhe duke ofruar perceptime të gabuara rreth xhihadit, pengojnë realizimin dhe jetësimin e vlerave burimore të Islamit". Ai theksoi se në të gjitha modelet dhe leximet false vërehet një bosht i përbashkët dhe ai është armiqësia me Ehli Bejtin (a.s.) dhe armiqësia ndaj dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.).

Tags