Velajati: Madhëria dhe shpirti i vetëbesimit është futur në mesin e popujve islam
(last modified Wed, 22 Nov 2017 13:22:33 GMT )
Nëntor 22, 2017 14:22 Europe/Tirane
  • Velajati: Madhëria dhe shpirti i vetëbesimit është futur në mesin e popujve islam

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore të Zgjimit Islam deklaroi se sukseset dhe fitore e periudhës së ndjeshme aktuale në rajonin e Azisë Perëndimore, kanë forcuar madhërinë dhe shpirtin e vetëbesimit në mesin e popujve myslimanë dhe liridashës.

Ali Akbar Velajati sot (të mërkurën) në ceremoninë e hapjes së konferencës ndërkombëtare "Dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) dhe çështja e takfiristëve" në Teheran, deklaroi se zgjimi islam ka tre karakteristika: kundër arrogancës, kundër sionizmit dhe kundër despotizmit. Ai shtoi: "Zgjimi islam është një valë anti-amerikane dhe anti-sioniste e cila gjatë viteve të kaluara ka dhënë frytet e saj në disa vende islame dhe ka sfiduar strukturën e sistemit ndërkombëtar. Sektarizmi, takfirizmi (shpallja jobesimtar) i grupeve etnike dhe i shkollave të ndryshme islame dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm në vendet islame, konsiderohen ndër sfidat më të rëndësishme të botës islame. Armiqtë po mundohen t'i mbajnë vendet islame në një gjendje të ndarjes territoriale, në një gjendje të dobët dhe të përçarë e të përfshirë nga lufta në mënyrë që të plaçkitin pasuritë e tyre dhe të imponojnë prapambetjen ekonomike, shoqërore dhe shkencore për të gjithë myslimanët. Agresioni ndaj të drejtëve të popujve, plaçkitja e burimeve të vendeve islame dhe pushtimi i territoreve të cilat i përkasin myslimanëve, bëhet me mbështetjen e gjithanshme të sistemit hegjemonist me në krye Amerikën dhe regjimin sionist, politikë kjo që kërcënon një pjesë të madhe të botës islame. Hegjemonia e arrogancës dhe pathyeshmëria e regjimit sionist si një mit, është shembur në mesin e myslimanëve. Populli i shtypur i Jemenit gjithashtu nën heshtjen kuptimplote të mediave informative perëndimore dhe qarqeve ndërkombëtare nën hegjemoninë e Amerikës dhe të aleateve të saj, po vazhdon akoma të bombardohet në mënyrë barbare nga agresorët sauditë". Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore të Zgjimit Islam në fund vuri në dukje edhe zhvillimet në Bahrejn dhe theksoi se pavarësisht të gjitha veprimet shtypëse dhe të dhunshme, ekziston një e ardhme e qartë dhe shpresëdhënëse për të dy popujt e mëdhenj dhe rezistues të Jemenit dhe të Bahrejnit, por edhe të vendeve të tjera Islame.

Tags