Përpjekja e Trump për të demonizuar Iranin, ‘një vrimë në ujë’
(last modified Sun, 28 Jan 2018 17:43:10 GMT )
Janar 28, 2018 18:43 Europe/Tirane
  • Përpjekja e Trump për të demonizuar Iranin, ‘një vrimë në ujë’

Kryetari i Komitetit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme të Parlamentit iranian z. Alaedin Boruxherdi u tha gazetarëve të dielën se përpjekja e presidentit amerikan Donald Trump për të demonizuar Iranin duke akuzuar Republikën Islamike për furnizimin e luftëtarëve të lëvizjes Ansarullah të Jemenit me raketa balistike, është e kotë dhe ‘një vrimë në ujë’ .

Ai vuri në dukje vizitën e tij të fundit në Bruksel, që u zhvillua me ftesë të Parlamentit Evropian, duke thënë se vendet evropiane nuk kanë ndonjë pikëpamje pozitive për masat e marra nga zyrtarët amerikanë, veçanërisht nga Trump. "Ata ishin kritikë për vendimet e Trump në politikat e brendshme, të jashtme dhe rajonale. Prandaj, duket se Trump dëshiron të portretizojë një imazh negativ të Iranit, për shkak të kritikave të gjera ndaj tij, për performancën e tijtë dobët dhe për shkak të ndikimit të madh që ka mbi të regjimi sionist", tha ligjvënësi i lartë iranian. Boruxherdi theksoi se pretendimi i ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley se Irani furnizon me raketa luftëtarët  e lëvizjes Ansarullah të Jemenit ishte në përputhje me komplotet e kurdisura nga trekëndëshi  Izrael-Arabi Saudite-SHBA. "Këto akuza kërkojnë të mbulojnë krimet e luftës së Arabisë Saudite në Jemen me bashkëpunimin e SHBA dhe të devijojnë vëmendjen ndërkombëtare dhe rajonale nga agresioni barbar kundër jemenasve", deklaroi kryetari i Komitetit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme të Parlamentit iranian.

 

Tags