Velajeti: Sulmet ndaj Sirisë  janë një shkelje flagrante e sovranitetit të saj
(last modified Sun, 15 Apr 2018 06:22:11 GMT )
Prill 15, 2018 08:22 Europe/Tirane
  • Velajeti: Sulmet ndaj Sirisë  janë një shkelje flagrante e sovranitetit të saj

Këshilltari i Liderit suprem të Revolucionit Islamik për çështje ndërkombëtare i ka quajtur sulmet amerikane, britanike dhe franceze në Siri në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare dhe shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të kombit dhe qeverisë siriane.

Ali Akbar Velajati, ka shtuar: Ndërsa inspektorët e OKB sapo kanë shkuar ne Siri për të hetuar përdorimin e armëve kimike dhe nuk kanë filluar ende hetimet e tyre, SHBA, Franca dhe Britania kanë sulmuar Sirinë dhe kjo është një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare dhe padyshim se Siria ka qenë në gjendje të durojë kushtet më të këqija në luftën kundër terroristëve për më shumë se shtatë vjet dhe ka arritur shumë suksese kundër terroristëve. Këshilltari i Liderit suprem të Revolucionit Islamik për çështje ndërkombëtare ka shtuar se forcat e rezistencës do të arrijnë t'i rezistojnë sulmeve të armiqve që synojnë shkatërrimin e vendeve islame. Të shtunën Amerika, Franca dhe Britania kanë sulmuar Sirinë nën pretekstin e sulmeve me armë kimike të ndodhura ditë më parë në Duma të Sirisë.

 

Tags