Zarif: Ndërhyrja e huaj ka penguar vendosjen e paqes në Siri
(last modified Thu, 26 Apr 2018 09:09:06 GMT )
Prill 26, 2018 11:09 Europe/Tirane
  • Zarif: Ndërhyrja e huaj ka penguar vendosjen e paqes në Siri

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në konferencën e dytë të BE kushtuar Sirisë që zhvillon punimet në Bruksel ka thënë se ndërhyrja huaj ka penguar dhe vonuar afatin e vendosjes së paqes në Siri.

Muhamed Xhavad Zarif, tha se për Sirinë prioriteti i parë është vendosja e armëpushimit dhe shtoi se Irani së bashku me Rusinë dhe Turqinë, në pozitën e vendeve garantuese të procesit të Astanasë kanë bërë përpjekje të shumta për uljen e tensioneve në shumë zona të Sirisë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit rikujtoi se Irani më herët ka nisur bashkëpunimin me damaskun për rindërtimin e Sirisë dhe shtoi se Irani në këtë fushë është i gatshëm të bashkëpunojë me vendet e tjera. Takimi i dytë i BE kushtuar Sirisë ka nisur punimet ditën e mërkurë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 80 vende të  botës. Takimi kryesohet nga BE dhe nga OKB. Në konferencë Mbështetja për të Ardhmen e Sirisë dhe Rajonit, marrin pjesë shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini dhe përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Stefan De Mistura dhe  Antonio Guters sekretari i përgjithshëm i OKB. Kriza në Siri ka nisur në vitin 2011 me sulmet e gjera të grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre me qëllim ndryshimin e situatës së rajonit në favor të regjimit sionist.

Tags