Erakçi me delegacionin shoqërues arrin në Bruksel
(last modified Mon, 14 May 2018 12:18:47 GMT )
May 14, 2018 14:18 Europe/Tirane
  • Erakçi me delegacionin shoqërues arrin në Bruksel

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit me delegacionin e tij të lartë arriti në Bruksel për të marrë pjesë në negociatat e ekspertëve të Iranit dhe Bashkimit Evropian.

Abas Erakçi, shefi iranian i shtabit për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ditën e hënë pas arritjes në Bruksel, është takuar dhe ka biseduar me Helga Schimdt, zv/shefen e diplomacisë evropiane. Takimet e ekspertëve të Iranit dhe Bashkimit Evropian në lidhje me të ardhmen e marrëveshjes bërthamore do të zhvillohen sot pasdite në Bruksel dhe do të vazhdojnë edhe nesër (të martën) deri para takimit të ministrit të punëve të jashtme të Iranit me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Anglisë dhe Francës. Muhamed Xhavad Zarif i cili po qëndron në Rusi për të biseduar me funksionarët e lartë të këtij vendi, të martën do të shkojë në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të ministrave të punëve të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë dhe shefes së diplomacisë evropiane.

Tags