Irani organizon natën zimbajtëse për Imam Huseinin (as)
(last modified Fri, 21 Sep 2018 06:20:47 GMT )
Shtator 21, 2018 08:20 Europe/Tirane
  • Irani organizon natën zimbajtëse për Imam Huseinin (as)

Në të gjitha xhamitë, teqetë dhe vendet e shenjta në Iran është organizuar ceremonia zimbajtëse kushtuar martirizimit të hazretit Aba Abdullah al-Husein(as).

Në të gjithë Iranin  islamik janë organizuar ceremoni zie për martirizimin e imam Huseinit (as) dhe shokëve besnikë të tij si dhe për kapjen rob të fëmijëve të imamit të tretë të shiitëve të botës. Besimtarët myslimanë duke ndezur qiri, kanë përkujtuar dhimbjen e ngjarjes së Ashures dhe të hazretit Zejnab (sa) motra e dashur e imam Huseinit. Në Qerbela me miliona pelegrinë të mauzoleut e imam Huseinit(as) kanë mbajtur zi për martirizimin e tij. Dje është përkujtuar nata e robërimit të familjes së imam Huseinit në Qerbela, familja e të cilit mbeti e vetme në mesin e shkretëtirës së Qerbelasë. Dje më 10 muharrem të vitit 1440 sipas kalendarit hënor ishte dita e Ashures së imam Huseinit (as). Imam Huseini (as) është martirizuar në vitin 61 sipas kalendarit hënor në Qerbela.

 

 

Tags