Zimbajtja dhe marshi i arbainit husjenian në Iranin islamik
(last modified Tue, 30 Oct 2018 22:06:01 GMT )
Tetor 30, 2018 23:06 Europe/Tirane
  • Zimbajtja dhe marshi i arbainit husjenian në Iranin islamik

Irani islamik, në ditën e Arbainit Huseinian, që shënon të dyzetat e martirizimit të Imam Huseinit (as), Imamit të tretë të myslimanëve shi'itë të botës dhe shokëve të tij besnikë, është zhytur në zi dhe matem.

Sot më 20 Sefer e vitit 1440 hixhri kameri që përkon me 30 tetorin e vitit 2018, është dita e Arbainit huseinian dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë iranianë u tubuan në qendrat fetare dhe kulturore në mbarë vendin për të organizuar ceremoni zije duke nderuar kujtimin e martirëve të Qerbelasë. Imam Huseini (as) dhe shokët e tij besnikë, u martirizuan në Qerbela në ditën e dhjetë të muajit Muharrem në vitin 61 hixhri kameri. Ky Imam i ndritur duke folur mbi ngjarjet e Qerbelasë, gjatë gjithë rrugës nga Meka në Qerbela dhe deri në martirizimin e tij, theksonte: "Qëllimi im në këtë lëvizje, është të denoncoj pushtetin anti-islamik të Jezidit dhe të qëndroj kundër shtypjes dhe tiranisë dhe nuk kam qëllim tjetër pos të mbështes Kur'anin e Shenjtë dhe të mbaj gjallë fenë e Islamit të pastër të gjyshit tim Muhamedit". Populli besimtar iranian, në ditën Arbainit, organizon ceremoni zie në qendra të ndryshme fetare e kulturore e në veçanti në qytetet e shenjta Kom dhe Mashhad. Me rastin e Arbainit huseinian, RTV i RII u shpreh ngushëllimet e sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës dhe drejtësidashës të botës.

 

Tags