Ajetullah Araki: Amerika dhe aleatet e saj rajonal kanë dështuar përball frontit të rezistencës
(last modified Sat, 24 Nov 2018 12:13:40 GMT )
Nëntor 24, 2018 13:13 Europe/Tirane
  • Ajetullah Araki: Amerika dhe aleatet e saj rajonal kanë dështuar përball frontit të rezistencës

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhhebeve Islame deklaroi se një prej mesazheve të  organizimit të sesionit të 32-të të konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islamik në Teheran është kjo që Amerika dhe aleatet e saj në rajon kanë dështuar dhe pësuar disfatë në përballje me Frontin e Rezistencës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ajetullah Mohsen Araki, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhhebeve Islame, në ceremoninë e hapjes së sesionit të 32-të të konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islamik, që po zhvillohet në Teheran, tha: "Organizimi i këtij tubimi të madh bëhet vetëm për të mbështetur Frontin e Rezistencës dhe për të mbështetur forcat e rezistencës islame".

Ajetullah Araki në vazhdim theksoi: "Ky tubim i madh tregon se takfirizmi dhe krijimi i përçarjeve në botën islame ka dështuar dhe bota islame me të gjithë larminë fetare, etnike dhe gjeografike dhe me të gjithë llojllojshmëritë që ka, është e unifikuar dhe njëzëri ec në rrugën e të Dërguarit të Zotit dhe të Kur'anit të shenjtë".

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhhebeve Islame gjithashtu vlerësoi se mesazhi i organizimit të kësaj konference përmban fitoren e Republikës Islamike kundër aleatëve të Amerikës në rajon, shpalljen e disfatës së hegjemonisë së Amerikës në botën islame dhe deklarimi i mbështetjes ndaj popujve rezistentë dhe heroikë që po vazhdojnë qëndresën e tyre përball terrorizmit amerikan, sionist dhe saudit.

Tags