Ruhani: Mosmarrëveshjet e botës islame dhe Amerikës, janë mosmarrëveshje të lirisë dhe skllavërisë
(last modified Sat, 24 Nov 2018 12:14:03 GMT )
Nëntor 24, 2018 13:14 Europe/Tirane
  • Ruhani: Mosmarrëveshjet e botës islame dhe Amerikës, janë mosmarrëveshje të lirisë dhe skllavërisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në hapjen e sesionit të 32-të konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islam, deklaroi se mosmarrëveshjet e botës islame me Amerikën, janë mosmarrëveshje për liri dhe skllavëri".

Sesioni i 32-të i konferencës ndërkombëtar për Unitetin Islamik filloi sot në Teheran me moton "Kodsi, boshti i unitetit të Umetit" në të cilën po marrin pjesë mbi 350 të ftuar nga 100 vende të botës.  

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidentin e Republikës Islamike të Iranit, në ceremoninë e hapjes së kësaj konference duke uruar ditët e përvjetorit të lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe të Imam Xhafer Sadik (a.s.), tha: "Bazë nuk është arroganca dhe interesat e Amerikës, por respektimi i të drejtave dhe interesave të popujve".

Presidenti i Iranit shtoi: "Arrogantët e historisë nuk mund të përcaktojnë rrugën dhe mënyrën e jetës tonë. Ata thonë se çdo kush që ka në dispozicion armë më të zhvilluar, në OKB ka të drejtën e vetos. Amerika dhe Anglia në OKB për krijuar për vete të drejtën e vetos dhe më pas kanë krijuar regjimin sionistë të Izraelit në Lindjen e Mesme".

Ruhani theksoi: "Në përball këtyre planeve të perëndimit me në krye Amerikën, ne myslimanët me të gjitha forcat që kemi duhet të qëndrojmë dhe rezistojmë përball dhunës dhe padrejtësisë".

Presidenti i Republikës Islamike të Irani gjithashtu i vlerësoi të vështira dhe aspak të mira rrethanat dhe situatën në Lindjen e Mesme dhe kujtoi se gjendja në Palestinë, në Libi, në Siri, Jemen por edhe situata në Afganistan, Pakistan dhe Irak, nuk është ashtu siç e pret e meriton shoqëria islame".

Tags