Irani dënon sulmin terrorist kundër Ministrisë së Jashtme të Libisë
(last modified Wed, 26 Dec 2018 13:38:40 GMT )
Dhjetor 26, 2018 14:38 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist kundër Ministrisë së Jashtme të Libisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër sulmin terrorist të kryer kundër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë në Tripoli.

Si pasojë e këtij sulmi të kryer nga grupi terrorist ISIS ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë, janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur 9 të tjerë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të mërkurën duke shprehur solidaritet me të afërmit e viktimave të këtij sulmit terrorist në Libi, deklaroi: "Populli i Libisë me unitet, përpjekje dhe vullnet kombëtar të tij, mund të ngadhënjejë ndaj elementëve të mbetur terrorist".

Kasemi në fund u shpreh optimist se në një të ardhme sa më të afërt, bota do të jetë dëshmitare e vendosjes së sigurisë dhe stabilitetit të plotë në Libi.

 

Tags