Kryetari i Dhomës Tregtare të Iranit: Energjia e Iranit mund të shtojë dinamizmin e zhvillimit ekonomik të Indisë
Kryetari i Dhomës Tregtare të Iranit deklaroi se sektori i energjisë së Iranit mund të shtojë dinamizmin e zhvillimit ekonomik të Indisë si një prej ekonomive më të mëdha të botës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamhusejn Shafi'i, kryetari i Dhomës Tregtare të Iranit, të martën në takimin ekonomik Iran-Indi në Nju Delhi, tha: "Aktivistët e sektorit privat duhet të shfrytëzojmë marrëdhëniet e afërta politike të autoriteteve të të dy vendeve dhe duke forcuar marrëdhëniet ekonomike, të jenë plotësues të marrëdhënieve bilaterale".
Kryetari i Dhomës Tregtare të Iranit duke thënë se pengesat doganore për importimin e produkteve iraniane sidomos të produkteve bujqësore, kanë krijuar një mur të lartë për prodhuesit dhe eksportuesit iranianë në tregun e Indisë, shtoi: "Në të kundërtën produktet e Indisë si çaji dhe orizi hyjnë në Iran pa tarifa". Shafi'i u shpreh optimist se duke marrë parasysh marrëveshjen e autoriteteve të të dy vendeve në lidhje me mekanizmin financiar të bazuar në Rupije, të zgjerohen marrëdhëniet bankare mes të dy vendeve dhe të hiqen pengesat e eksportit të produkteve iraniane në Indi.