Ambasadori iranian bëhet zëvendës-drejtor ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike
(last modified Sat, 11 May 2019 18:55:41 GMT )
May 11, 2019 20:55 Europe/Tirane
  • Ambasadori iranian bëhet zëvendës-drejtor ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, zgjidhet Zëvendës Drejtor Ekzekutiv i kësaj organizate.

Në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë, Alireza Kazemi Ebadi u zgjodh si zëvendëskryetar i bordit ekzekutiv të Organizatës për  Ndalimin e Armëve Kimike. Organizata për ndalimin e armëve kimike (OPCW), e themeluar në kuadrin e Konventës për armët kimike (CWC), është përgjegjëse për monitorimin e ndalimit të prodhimit dhe përdorimit të armëve kimike, si dhe për kontrollin e shkatërrimit të rezervave kimike në mbarë botën.

 

Tags