Shtetet e Bashkuara pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare për viktimat e përmbytjeve në Iran
(last modified Mon, 20 May 2019 06:59:22 GMT )
May 20, 2019 08:59 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare për viktimat e përmbytjeve në Iran

Kreu i Qendrës kulturore mjekësore të Republikës Islamike të Iranit i ka shkruar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për të protestuar kundër shkeljeve flagrante të së drejtës ndërkombëtare në lidhje me dhënien e ndihmës ndaj viktimave të përmbytjeve në Iran dhe masave çnjerëzore të marra nga qeveria amerikane për të imponuar kufizime në furnizimet mjekësore.

Në një letër drejtuar Antonio Guterres, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Marandi shkroi: Për fat të keq, ne shohim një veprim çnjerëzor nga qeveria amerikane dhe disa vende të lidhura me Perëndimin të cilat, në kundërshtim me ligjin më themelor ndërkombëtar, kanë penguar ndihmat financiare ndërkombëtare për përmbytjet në Iran. Në këtë letër thuhet se organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë heshtur në kundërshtimin e qeverisë amerikane dhe nuk flasin kur është e nevojshme mbrojtja e të drejtave të njeriut, sidomos kur kemi të bëjmë me pengimin e dërgimit ët ndihmave financiare në zonat e përmbysura.

 

Tags