Mogherini: Marrëveshja bërthamore duhet të ruhet
(last modified Tue, 16 Jul 2019 06:21:37 GMT )
Korrik 16, 2019 08:21 Europe/Tirane
  • Mogherini: Marrëveshja bërthamore duhet të ruhet

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore të Iranit  nuk e shohin veprimin e Teheranit për të reduktuar disa nga angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore si mospërmbushje të konsiderueshme të angazhimeve.

"Për momentin asnjë nga palët e marrëveshjes nuk ka sinjalizuar qëllimin e tyre për të dënuar Teheranin," tha Mogherini në një konferencë shtypi në Bruksel, duke shtuar: "Marrëveshja bërthamore nuk është në shëndet të mirë, por është ende e gjallë," tha Mogherini. "Ne shpresojmë dhe e ftojmë Iranin që të ndryshojë këto hapa dhe të kthehet në pajtueshmëri të plotë me marrëveshjen", shtoi ajo. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane theksoi se masat vullnetare që Teherani ka marrë deri më tani në përputhje me marrëveshjen historike bazohen në vullnetin e mirë të Republikës Islamike dhe janë të rrënjosura në të drejtat dhe detyrimet reciproke të parashikuara në marrëveshjen bërthamore, prandaj, përpjekjet e Teheranit për të përmbushur angazhimet e tij nuk duhet të shihen si një "rrugë me një kalim". Abas Musavi tha se kërkesa që Teherani të kthehej në situatën e para 8 majit 2019, do të ishte "irracionale" dhe në kundërshtim me frymën dhe përmbajtjen e marrëveshjes bërthamore, për sa kohë që nuk ka vullnet politik nga nënshkruesit evropianë për të ndërmarrë hapa praktikë dhe për të krijuar një ekuilibër në angazhimet e ndërsjella në mënyrë që Teherani të jetë në gjendje të përfitojë nga favoret ekonomike nga heqja e sanksioneve siç është premtuar sipas marrëveshjes.

 

Tags