Korrik 21, 2019 15:42 Europe/Tirane
  • Prezantohet tetë produkte të reja farmaceutike në Iran

Tetë produkte të reja farmaceutike janë prezantuar gjatë një ceremoni të zhvilluar në praninë e Sorna Satari, asistenti i presidentit të Iranit në fushën e shkencës dhe teknologjisë, që u zhvillua në provincën Alborz në perëndim të Teheranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se këto produkte janë prodhuar në kompaninë "Tamad" në provincën Alborz që është një prej prodhuesve më të mëdhenj të lëndëve të para farmaceutike në Iran.

Kjo kompani farmaceutike në vitin 2018 ka bërë eksport mbi 8 milionë dollarë në 43 vende të botës. Më 18 qershor të vitit 2019, gjithashtu është hapur qyteza më e madhe industriale farmaceutike në Azinë Perëndimore në provincën Alborz të Iranit dhe me atë rast u prezantuan 9 produkte të reja farmaceutike.

 

Tags