Velajeti: Revolucioni jemenas është futur në një fazë të re
(last modified Sun, 11 Aug 2019 19:11:22 GMT )
Gusht 11, 2019 21:11 Europe/Tirane
  • Velajeti: Revolucioni jemenas është futur në një fazë të re

Këshilltari i Liderit suprem për çështjet ndërkombëtare ka thënë se martirizimi i vëllait të sekretarit të lëvizjes Ansarullah të Jemenit nga mercenarët sauditë, është kryer në kohën kur luftëtarët jemenas dhe revolucioni i këtij vendi janë futur në një fazë të re të sukseseve dhe arritjeve të tyre.

Ali Akbar Velajeti, ditën e dielë në një mesazh të tij me rastin e martirizimit të Ibrahim Badredin Al Houthi, vëllai i sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes Ansarullah ka thënë: Ky martirizim është inspirues për fitore akoma më të mëdha për popullin jemenas dhe për dështimin total të luftënxitësve të kryesuar nga regjimi saudit. Këshilltari i liderit suprem ndër të tjera tha se armiqtë e kombit islam dhe të popullit jemenas duhet ta dinë se martirizimi jo vetëm që nuk pengon realizimin e qëllimeve dhe aspiratave të popujve myslimanë por martirizimi është dëshirë e luftëtarëve të islamit përballë arrogantëve. Martirizimi dhe sakrifica e frontit të rezistencës do të plotësojë gjithnjë e më shumë revolucionin jemenas tha në fjalën e tij Ali Akbar Velajeti.

Tags