Ruhani: Amerika pengon negociatat
(last modified Fri, 27 Sep 2019 13:28:54 GMT )
Shtator 27, 2019 15:28 Europe/Tirane
  • Ruhani: Amerika pengon negociatat

 Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani për shkak të logjikës dhe argumenteve që ka, nuk ka frikë nga negociatat dhe nuk ika nga dialogu, mirëpo Amerika është ajo që pengon negociatat.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, pas pjesëmarrjes në mbledhjen e 74-të të AP të OKB në Nju Jork, u kthye në Teheran dhe pas arritjes në një prononcim për gazetarë deklaroi: “Irani në një atmosferë të sanksioneve, në qëndrimin e sanksioneve dhe në një atmosferë të helmuar të presionit në maksimum, nuk do të zhvillojë negociata as në kuadër të grupit 5+1”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke folur për takimet e ndryshme që ka zhvilluar delegacioni iranian me autoritetet e vendeve të botës gjatë punimeve të mbledhjes së AP të OKB, tha: “Nuk ka asnjë vend dhe asnjë funksionarë shtetëror që nuk e dënon daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe sanksionet e SHAB-ve kundër Iranit dhe të gjithë ata me pa përjashtim kanë deklaruar se vendimi i Amerikës për daljen nga marrëveshja bërthamore, ishte një veprim i gabuar dhe i padrejtë”.

Ruhani shtoi: “Përafërsisht të gjithë autoritetet e larta të botës nga Evropa, Azia dhe Afrika kanë kërkuar takime me delegacionin iranian dhe gjatë kohës që kishim në dispozicion, kemi shpjeguar për botën gjendjen e popullit të Iranit si pasojë e sanksioneve të padrejta të Amerikës”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: “Gjatë këtyre takimeve u kemi bërë të qartë palëve të tjera se Irani nuk zhvillon negociata në një atmosferë të helmuar”.

 

Tags